Përmbytjet në Durrës, 848 persona të evakuuar, në Sukth 2800 hektarë tokë nën ujë

Situata e rënduar nga reshjet e ditëve të fundit vazhdon të jetë shqetësuese në qarkun e Durrësit. Autoritetet raportojnë se 848 banorë janë evakuuar deri tani, ndërsa vlerësimi i dëmeve në banesa dhe ekonomi familjare po vijon.

Në zonën e Sukthit mbetet një situatë kritike, pasi rreth 2800 hektarë tokë bujqësore vazhdojnë të jenë të përmbytura, duke rrezikuar prodhimin dhe jetesën e dhjetëra familjeve.

Banesa të shumta janë përmbytur në Durrës, Sukth, Shijak dhe Katund të Ri, ndërsa inspektimi i dëmeve është në proces nga grupet në terren.

Përmbytje janë regjistruar edhe në Krujë dhe Shijak, ku uji ka hyrë në banesa dhe parcela bujqësore. Disa zona ka nisur ulja e nivelit të ujit, por një pjesë e territorit mbetet ende nën ndikimin e lartë të reshjeve dhe prurjeve të lumenjve.

Ndërkohë, reshjet parashikohen të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.

About Redaksia

Check Also

Ramës, ose kontrollojani “mallin”, ose çojeni për ta vizituar!

Nga Bujar Leskaj Kryetari i sektit Rama që për fat të keq është dhe kryeministri …