Nga Gent STRAZIMIRI
Kur tha që ‘shteti bëhet me gra, jo me burra’, e kishte fjalën për këto si puna e kësaj…
I quante ‘punëmbaruara’, dmth ‘që s’ta bëjnë fjalën dy…’
Dhe paska patur të drejtë!!!
Këto janë drejtoresha, zvministre, ministre, zvkryeministre, kryetare bashkish, e prefekte…
Këto, janë ato që flasin ‘la pa la’ nëpër telefona teksa ‘mbarojnë punë’…
Këto, janë ato që teksa ‘punëmbarojnë’, kur hapin gojën skuqin edhe një burrë rrugaç…
Këto, janë ato që arrestohen me bagazhin plot me drogë në kufi…
Këto, janë ato që në përgjime rezulton se i referohen njëra-tjetrës me ‘…ajo bundra’…
Këto, janë ato që kanë në burg a në kërkim për mashtrim, drogë a vrasje aq sa vëllezër kanë… 100%!
Këto janë ato ‘forca lal’, ‘faleminderit Saimir Tahiri’, ‘Edi Rama është Skënderbeu’ etj., që nëpër divane ‘à la Toni Montana’ të vendosura në zyra private kriminelësh rrisin vlerën e tenderit direkt në dyfish, nga 2 në 4 milionë euro…
Që 1 km rrugë që kushton 1 milionë euro e shkruajnë 22.5 milionë euro…
Që një tunel që megjithë fryrjet e kostove e nxjerrin 140 milionë euro, e fshijnë sipas porosisë së ‘palloshit të gjatë’ dhe e shtojnë edhe me 50 milionë euro të tjera që të akomodojnë edhe atë ‘k*rin’…
Këto ordinere që drejtojnë ‘shtetin’ prej 13 vitesh, edhe kur arrestohen, arrestohen
* o sepse janë rrahur me dashnorin,
* o sepse ia kanë djegur njeri-tjetrit dyshekun me 700 mijë euro brenda,
* ose se thyejnë edhe burgun, për t’i djegur dashnorit makinën e ‘të mbarojnë punë’ me të…
Këtë ordinere nëpër zyra, i futi pikërisht ‘Ai’ që ka 13 vjet që ju fyen, ju shan, ju përdhunon, ju blen e ju shet e vazhdon ju përdhunon…
Ky ‘shtet’ bundrash ‘punëmbaruara’, nga ato që mos i paç as në lagje, i mbaron punë vetëm tutorëve, jo ty!!!
KAQ!
Gazeta RD