Nga Luçiano BOÇI
Ca pika shiu ranë mbi qelq…
Por qeverinë s’e ka marrë ende “malli” për njerëzit.
Ndërsa propaganda u përpoq t’i quajë përmbytje “të papritura”, “shi me gjyma i urryeshëm”.
U kap d.m.th në “befasi”….
Shiu nuk është si bora që pavarësisht masës ekzalton.
Megjithëse kishte munguar, shiun papërgjegjshmëria qeverisëse e trajton të paftuar, ndonëse kishte kohën e vet të binte.
E në të vërtetë, uji përmbytës nuk erdhi nga qielli.
Erdhi nga vite papërgjegjshmërie, investimet korruptive, kanalet e lëna pas dore dhe nga një qeveri që i shpall fatkeqësi situatat vetëm kur i leverdis politikisht.
Bashkia dhe qeveria qendrore nuk patën gatishmëri të shpallin gjendjen e fatkeqësisë natyrore, edhe pse situata këtu në Anë të Malit është e qartë dhe e prekshme
Fermerët janë braktisur vetëm me dëmin, ndërsa pushteti shullehet në diellin pas shiut me justifikime.
Kjo nuk është thjesht mungesë reagimi. Është shmangie përgjegjësie.
Kur shteti nuk parandalon, nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë dhe nuk kompenson,
përmbytja mban një emër, dështim qeverisës, shkurt quhet RAMA.
Këta njerëz nuk janë viktima të motit e HEC-eve.
Janë viktima të korrupsionit e papërgjegjshmërisë së Ramës e Benetrave kudo.
Përmbytja nuk fillon e mbaron vetëm me ujin.
Ajo vazhdon e thellohet me heshtjen.
E për t’i rënë me grusht heshtjes duhet reagim!



Gazeta RD