Foto-Lajm/ Rama fut Ballukun, diplomatja amerikane refuzon takimin

Kryeministri Edi Rama ka sfiduar jo vetëm SPAK që kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, por sot për zëvendësen e tij, të akuzuar për abuzime qindra milionë euro ka sfiduar edhe përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke vënë në siklet edhe zyrtarët amerikanë, që vazhdimisht kanë shprehur mbështetjen ndaj SPAK për të vënë para përgjegjësisë zyrtarët e korruptuar.

Ajo që shikohet nga takimi është se diplomatja amerikane ka refuzuar që të shtrëngojë duart me Ballukun, ndërsa këtë e ka bërë me Ramën kur ai ka hyrë në takim duke marrë nga pas Ballukun.

Në prezantimin e projektit të kompanisë amerikane CWP për Park eolik në zonën e Tropojës, qeveria shqiptare në krah të ngarkuarës me punë Nancy VanHorn uli Belinda Ballukun, të cilës me forcën e kartonit, Edi Rama i ka bllokuar heqjen e imunitetit e për rrjedhojë edhe masën e arrestit.

Pas përshëndetjes së ftohtë, kryeministri Edi Rama nuk kurseu as ironinë për akuzat e SPAK korrupsionin, e për këtë sfidoi Shtetet e Bashkuara me shembullin se në këtë rast, projektin e mori një kompani amerikane.

About Krye Redaktor

Check Also

Deputeti socialist shpërthen kundër qeverisë/ “Po falimentojnë blektorinë duke shitur qumështin me aflatoksinë”

Çfarë thotë postimi i Braçes: Denoncimi: Jemi fermerë nga zona e Bubullimës. Kompania e qumështit Lufra …