Rama në gjurmët e Maduros/ A e shpëton dot Kina?

Rama na dha një leksion diplomatik që do t’ju bëjë të qeshni dhe të dridheni njëkohësisht: Shqipëria është “pika e mjaltit” në Europë, dhe Kina po e zbulon dhe është e interesuar. Mesazhi për amerikanët ishte kristal i qartë: “Bëni si unë ju them, sepse nëse nuk… gjithmonë ekziston Kina që do ta marrë pjesën e saj.”

Në një ceremoni ku u prezantua projekti i madh i parkut eolik Tropojë — një investim 600 MW nga një kompani amerikane, konkretisht CWP (një kompani amerikane e energjisë së rinovueshme) që ka marrë certifikatën për ndërtimin dhe zhvillimin e parkut me kapacitet rreth 600 MW.  — Rama përdori metaforën për të nënkuptuar se Shqipëria ka alternativa strategjike. Një lloj kërcënimi diplomatik i ujëpërlarë: Amerika mund të marrë energji, por vetëm sipas rregullave të Rames, sepse Kina gjithmonë mund të marrë pjesën e saj të mjaltit.

Rama mendon se mund ti bëjë presion Uashingtonit me Pekinin. Në fakt, Maduro kishte kohë që e provonte këtë, madje edhe ditën e fundit para kapjes nga forcat speciale amerikane ai vallëzonte me kinezët, por të nesërmen e pa veten me helmet dhe shapka nga krevati në burgun e New Yorkut. Kina mund ta shpëtojë Ramën, po aq sa shpëtojë edhe Maduron!

About Krye Redaktor

Check Also

Takimet në Durres të demokratëve janë një shpresë për ndryshimin

Ka të rinj dhe të reja në takime,. Ka qytetarë dhe shpresë për ndryshimin në …