Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar sërish këtë të martë në lidhje me përmbytjet masive të regjistruara në qytetin e Durrësit.
‘U vodhën pompat nga patronazhistët e Ramaduros, ndaj u përmbyt Hamallaj’, shkruan Berisha, krahas videos së përcjellë nga një qytetar, i cili tregon përmbytjen e tokës bujqësore në zonën e Hamallajt në Durrës.
Qytetari ka treguar përmes videos, se si hidrovori në Hamallaj ka dalë jashtë funksionit për shkak të vjedhjes së investimeve që mund të shpëtonin qindra e mijëra familje nga përmbytjet.
Gazeta RD