Policia konfirmon se ishte skenar/ “Nuk u njoftuam nga Drejtoria e Burgjeve për të burgosurin

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me arratisjen e Altin Ndocit, i cili ditën e sotme u arratis nga Spitali i Durrësit.

Policia bën me dije se për shoqërimin e të paraburgosurit Altin Ndoci nga burgu i Durrësit në spital, nuk është kërkuar mbështetje me forca të rendit.

“Policia e Shtetit merr masa kur njoftohet nga burgjet, por për këtë rast nuk jemi njoftuar dhe nuk na është kërkuar ndihmë”, thuhet në reagimin e policisë për mediat.

Altin Ndoci ndodhej prej dy ditësh i shtruar në repartin e Infektivit të Spitalit të Durrësit, ku po merrte ndihmë mjekësore për disa probleme shëndetësore të shfaqura ditët e fundit, duket se ka shfrytëzuar rastin dhe është arratisur efektivë që e shoqëronin.

Me syze dielli mbi “hundë” dhe pistoletë në dorë, MOMENTI kur polici i Burgjeve ndjek me vrap të arratisurin

Ai ka kërkuar që të shkojë në tualet dhe më pas është larguar nga kati i tretë përmes shkallëve.

Një nga efektivët e policisë ka qëlluar në ajër, por Altin Ndoci dyshohet se ka hipur në një makinë “Audi A7” në parkim dhe më pas është arratisur.

About Krye Redaktor

Check Also

Skandali me aeroportin e Vlorës/ Pacolli paralajmëron me “përshkallëzim të pakontrolluar”

Behgjet PACOLLI Njëherë erdha me zemër të mbushur me gëzim me dëshirë dhe me një …