Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi sot se korrupsioni në Shqipëri nuk është më një çështje e thjeshtë ligjore, por një sistem i ngritur që po dëmton ekonominë dhe shoqërinë.
Sipas Tabakut, korrupsioni ka një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, duke çuar në largimin e të rinjve, emigracion masiv dhe humbje shprese, si dhe duke penguar procesin e integrimit europian.
Ajo u shpreh se situata aktuale ka sjellë kapjen e ekonomisë, pastrimin e parave dhe përqendrimin e pasurisë në pak duar, duke shtuar se ndryshimet ligjore nuk mjaftojnë kur vetë sistemi e nxit korrupsionin.
“Ky është një sistem që ka kapur çdo qelizë të ekonomisë. Sado të përmirësohen ligjet me standarde europiane, korrupsioni do të vazhdojë të ekzistojë për aq kohë sa ky model qeverisës qëndron në fuqi,” tha Tabaku, duke theksuar se koncesionet dhe PPP-të janë shembulli më i qartë, pasi sipas saj përsërisin të njëjtat problematika pavarësisht ndryshimeve ligjore.
Gazeta RD