Afera 820 mijë euro e hidrovorit që përmbyti Durrësin!

Përmbytjet masive në Durrës duket se kanë si përgjegjës kryesor dorën e njeriut. Emisioni invsetigativ Plug, publikoi të dhëna që tregojnë se tenderat për ndërtimin e hidrovorit të ri në Porto Romano kanë qenë fiktiv, ndërsa punimet janë kryer nga kompani të lidhura ngushtë me Belinda Ballukun dhe qeverinë Rama. Skandali thellohet pasi tenderi i projektimit, që duhet të ishte nga më të rëndësishmit, dyshohet se u krye vetëm për të justifikuar marrjen e parave, pasi vetëm pak ditë më pas bashkia miratoi një projekt dhe preventiv në këshillin bashkiak, që i hapi rrugë tenderit prej 19 milionë euro të ndërtimit të hidrovorit.

Teksa Durrësi prej një jave është nën ujë, për shkak të mosfunksionimit të Hidorvorit, duke përmbytur mbi 5700 banesa e biznese me dëme shkatërrimtare, emisioni investigativ plug ka zbrdh edhe abuzimet me tenderat e hidrovorit, që kapin vlerën totale të 32 milionë eurove.. Këtë të mërkurë, Plug publikoi fakte, që tregojnë një skemë të mirfilltë fiktive, të krijuar në zyrat e bashkisë Durrës, që çoi në ndërtimin e një hidrovori që nuk funksionon, duke sjellë pasoja shkatërrimtare për qytetin e Durrësit, ku në dy përmbytjet e fundit janë shënuar edhe dy viktima.

Historia e abuzimit nis dy vite pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Në 31 mars të vitit 2021 Këshilli i Ministrave miraton fondin 82.000.000 lekë nga fondet e rindertimit për “Për financimin e hartimit të projekt preventivit dhe riforcimin e hidrovorit Durrës”. Pas këtij vendimi të qeverisë, kryetarja e bashkisë Emirjana Sako në muajin prill të po të njëjtit vit ngre një grup pune për hartimin e specifikimeve të tenderit, ndërsa në datën 10 maj publikon njoftimin e tenderit për projektimin e hidrovorit të ri. Në garë marrin pjesë shtatë kompani, ndërsa fitues shpallet bashkimi i operatorëve INVICTUS+ANGERBA dhe TOUER me ofertë rreth 820 mijë euro. Kompanitë e tjera u skualifikuan nga gara, ndonëse dhanë oferta shumë më të ulëta për të bërë studim projektimin e hidrovorit.

Kontrata me fituesin u lidh në datën 22.06.2021 dhe ky Bashkim do të kishte 12 muaj kohë për të dorëzuar studimin, projektin. Por vetëm katër muaj më pas, Bashkia Durrës, shpall tenderin për ndërtimin e hidrovorit me vlerë 19 milionë euro. Kjo procedurë ngre dyshime të forta se tender ii projektimit ka qenë fiktiv, pasi vetëm 20 ditë pas lidhjes së kontratës me kompaninë që do të kryente studimin në një afat prej një vjecar, në datën 12.07.2021 Emiriana Sako i propozon Këshillit Bashkiak Durrës miratimin e një projekt vendimi i cili sigurisht kalon pa asnjë problem nga këshilltarët socialistë. Bëhet fjalë për vendim studim e projektim të rehabilitimit të infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën porto romano – kënetë dhe sistemimii rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit durrës”.

Sipas relacionit të këtij vendimi grupi i punës, i ngritur nga Emirjana Sako, kishte gjetur vetë zgjidhjen optimale dhe kishte hartuar edhe preventivin për koston e ndërtimit të hidrovorit të ri. Pra ky detaj, tregon se tenderi për projektimin ka qenë fiktiv, pasi në rastin më të keq, kompanitë që morën 820 mijë euro kanë punuar vetëm 19 ditë për të hartuar projektin, ndryshe nga sa parashikonte kontrata që projektimi duhej bërë për një afat prej 12 muajsh.

Tenderi 820 mijë euro për studimin dhe projektin është vetëm maja e ajzbergut, pasi edhe në tenderin kryesor dyshimet për abuzim e korrupsion janë të forta. Tenderi prej 19 milionë eurosh, për ndërtimin e hidrovorit u fitua nga bashkimi i kompanive 2t Shpk e Gramos Sakos, Vëllezërit Hysa, që merr tendera nga qeveria rama dhe Adriatik SHPK, në pronësi të Petrit Kovaçit, babait të Spartak Kovaçit, ish-drejtorit të ujësjellësit të Durrësit. Afera vijon edhe me tenderin e mbikëqyrjes së punimeve. Një nga kompanitë pjesëmarrëse në garë ishte INISTUS, e cila gjithashtu fitoi tenderin për projektimin e hidrovorit.

Dy kompanitë e tjera janë Hydro Eng Consulting dhe ANGERBA, të cilat dyshohet se kanë pronarë fiktiv, pasi administratorët e tyre punojnë përkatësisht në kompanitë Gener 2 dhe Kupa shpk. Pra doli qartë që projektimi i ndërtimit të Hidrovorit, ose nuk është kryer fare, ose është bërë nga persona e kompani që e kanë hartuar vetëm sa për të justifikuar tenderin e paracaktuar.

Ndërtimi i Hidrovorit u krye nga kompani në emër të babait të drejtorit kryesor të Autoritet Kontraktues, dhe më pas kontrolli nëse janë kryer siç duhet punimet u kontraktua kompania në emër të vëllait të Drejtorit Teknik të Ujësjellësit dhe kompania që u përdor për realizimin e studimit dhe projektimit fake. /Emisioni PLUG – Syri TV

About Redaksia

Check Also

Vangjeli: Përmbytjet nga lumi Seman rrëzuan propagandën e Ramës dhe Ballukut me investimet

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Jo më larg se disa muaj …