Albcontrol, 700 mijë euro kompanisë që ndau paratë e Benet Becit dhe Berberit

Consulting & Management Albania, kompania e përfshirë në skandalin e tenderit 850 mijë euro, që çoi në SPAK Benet Becin vazhdon të marrë para publike sikur s’ka ndodhur asgjë.

Kompania e zotëruar nga Ervis Myftari është shpallur fituese në tenderin 780 mijë euro për trajnimin e stafit të Albcontrol në rast emergjencash.

Sipas dokumenteve të depozituar në Aggjëncinë e Prokurimeve Publike, tenderi me fond limit 75 milionë lekë ose rreth 780 mijë euro ka patur dy oferta. Consulting & Management Albania ka ofruar kryerjen e shërbimit për 69.5 milionë lekë, ndërsa ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION e Nursen Metulit ka dhënë ofertën 71 milionë lekë.

Albcontrol ka vendosur të shpallë fituese ofertën e Consulting & Management Albania, e cila ka një rekord të madh tenderash të marrë nga Albcontrol.

Image

Emri i Consulting & Management Albania u bë i njohur për publikun në skandalin e një tenderi me vlerë 850 mijë euro për zhvillimin e sektorit energjetik. Tenderi i fiksuar çoi në marrjen zyrtarisht të pandehur të ish drejtorit të KESH, i cili tashmë po gjykohet për shkelje të barazisë në tendera.

Sipas komunikimeve të gjetura në telefonin e ish drejtorit të rrugëve, Evis Berberi, dyshohet se tenderi ka qenë i fiksuar kundrejt një rryshfeti prej më shumë se 300 mijë eurosh.Në një nga SMS-të e gjetura nga prokurorët e SPAK, duke ju referuar tenderit për studimin, Evis Berberi i shkruan Benet Becit: “500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 320 mijë euro për ne me dy klasë shkollë.”

Por SMS-ja kompromentuese e Berberit për Becin nuk është prova e vetme. Më vonë ka rezultuar se prokurimi është kryer pikërisht ashtu.

Zyrtarisht fituese e tenderit në fjalë u shpall pikërisht kompania Consulting & Management Albania, e cila gjithsesi u la jashtë masave nga SPAK, që nuk arriti të provojë rryshfetin por thjesht çoi për gjykim Becin dhe 6 persona të tjerë ish zyrtarë të KESH për shkelje të barazisë në tendera. /Kapitali.al

About Redaksia

Check Also

Lubonja tregon çfarë po ndodh me protestën dhe se cili është qëllimi kryesor

Analisti Fatos Lubonja, ka folur nga protesta për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai …