Kur SHBA të heq vizën!

Grigels MUÇOLLARI

Kufizimi i vizave amerikane për shtetasit shqiptarë nuk është një veprim i rastësishëm dhe as një problem thjesht diplomatik. Ai lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si qeveriset vendi. Korrupsioni i përhapur, kapja e institucioneve dhe mungesa e sundimit të ligjit kanë cenuar seriozisht besueshmërinë e Shqipërisë në sytë e partnerëve ndërkombëtarë.

Ky realitet prodhon një zinxhir pasojash. Keqqeverisja sjell varfëri, mungesë perspektive dhe pasiguri sociale. Në këto kushte, largimi masiv i qytetarëve nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri. Shpopullimi i vendit është reagimi më i qartë ndaj një shteti që nuk u ofron qytetarëve të ardhme.

Emigrimi masiv dhe shpopullimi janë kështu pasojë direkte e të njëjtit shkak: keqqeverisjes dhe korrupsionit sistemik.

Fatura, se shpejti do ti jepet kryeministrit per ta paguar sepse kur SHBA të heq vizën, ne thelb nuk ka per qellim te ndëshkoje shqiperine, por vjen si nje reflektim i dështimit te një modeli qeverisës që po e zbraz vendin nga njerëzit e tij.

About Redaksia

Check Also

Të gjithë janë të pakënaqur, por iu duhet një popull hua për të protestuar!

Nga Ilda ZHULALI Nis mengjesi, dhe dëgjoj me durimin sa mali Everest ankesat që të …