Ah Sotir, Sotir! BE kërkon shumë punë, por ti bredh katoqeve të botës!

Nga Irena BEQIRAJ

Rama sot na informoi se “Në kushtet e sotme, jemi të paintegrueshëm në BE për shkak të nivelit të pamjaftueshëm të sigurisë ushqimore sipas kritereve të BE.

Për këtë arsye po përpiqemi të fitojmë një fazë të ndërmjetme prej 5 vitesh pas anëtarësimit,. Vitet kalojnë shpejt dhe përgatitjet duhet të fillojnë tani. Në raport me kriteret e sigurisë ushqimore të BE, jemi ende larg”.

Pse vetëm aty? Po tek menaxhimi i tokës, po tek çështjet e mjedisit edhe menaxhimit të mbetjeve sa do të jetë periudha e ndërmjetme?

E pra, thënë thjesht ligjet mund t’i përshtasim me ndihmën e AI brenda 2030, por NUK DO TË mund të anëtarësohemi pa implementimin e plotë të tyre edhe plotësimin e kushteve të BE -së!

Pra kjo faza e ndërmjetme është fjala kyçe për të parashikuar kur do të antarsohemi!

Ah Sotir, Sotir!

BE kërkon shumë punë, por ti bredh katoqeve të botës!

About Redaksia

Check Also

Imuniteti i Ballukut, Berisha: Rama po përdor deputetët për t’i mbyllur rrugën drejtësisë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Edi Rama po shfrytëzon 83 mandatet në …