Imuniteti i Ballukut, Berisha: Rama po përdor deputetët për t’i mbyllur rrugën drejtësisë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Edi Rama po shfrytëzon 83 mandatet në Kuvend për të mbyllur rrugën e hetimeve ndaj Belinda Ballukut dhe për të ushtruar presion mbi institucionet e drejtësisë

Gjatë një takimi me kryetarët e degëve të PD në rrethe, Berisha tha se, zhvillimet e fundit kanë treguar se premtimet për reformën në drejtësi kanë qenë vetëm propagandë.

Ai deklaroi se në momentin kur emri i Ballukut u përmend në një dosje hetimore, kryeministri reagoi duke sulmuar drejtësinë dhe duke përdorur shumicën parlamentare për ta bllokuar atë.

“Jeni dëshmitarë të disa zhvillimeve të fundit që i hoqën cdo maskë, njeriut që shëtiste nga samiti në samit, nga studio televizive në studio duke u mburrur për reformën në drejtësi.

Njeriu që me këtë flamur dërdëlliste në çdo takim dhe çdo samit del tani se ska asnjë normë, asnjë parim dhe princip.

Dhe se që në momentin kur në një dosje 2 janë për të dhe një për lubi Ballukun ai përdor të gjithë pushtetin e krimit të tij, 83 mandatet e krimit për ti mbyllur rrugën drejtësisë, për të bërë grusht shteti me parlament për të asgjësuar parlamentin e drejtësisë, këto që keni dëgjuar janë maja e ajsbergut”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ah Sotir, Sotir! BE kërkon shumë punë, por ti bredh katoqeve të botës!

Nga Irena BEQIRAJ Rama sot na informoi se “Në kushtet e sotme, jemi të paintegrueshëm …