Rama pati sot kritika për Ministrinë e Jashtme, ku tha se është një institucion që ka nevojë për një reformë të thellë ku duhen përfshirë edhe njerëz të rinj dhe nga diaspora.
Këtë deklaratë Rama e bëri në fjalën përmbyllëse në takimin e grupit parlamentar socialist, ku bëri të ditur gjithashtu se këtë pranverë do të mbahet edhe Samiti i Diasporës.
“Ministria e Jashtme është një tjetër dështim i madh i ynë. Nuk është reformuar asnjëherë, edhe një ligj që u bë si reformë ishte thjesht një tualet. Ligji duhet të jetë i tillë që të fusë njerëz të rinj. Mos harroni se Shqipëria ka edhe njerëz jashtë, në diasporë. Samitin e Diasporës do ta kemi në pranverë por na duhet një kontakt i vazhdueshëm me Diasporën”, tha Rama.
Po pse Rama sulmoi sot Spiropalin. Spiropali është një nga ministrat që ka marrëdhënie aspak të mira me Ballukun. Brenda socialistëve emir i Spiropalit përflitet si një nga opsionet e mundshme që mund të marin drejtimin e PS pas largimit të afërt të Ramës.
Grupi që përfaqëson Spiropali është ekspozuar si jo i afërt me Ramën. Duke qenë se Rama tashmë është në panik për fundin që e pret, ai ka nisur sot sulmet ndaj Spiropalit duke e parë atë si një person të padëshëruar.
Rama u hakmor në mënyrë shumë të egër ndaj Veliajt kur pa se ai po punonte pas shpinës së tij për ta larguar nga qeveria dhe drejtimi i PS. Tani mesazhet po jepen për Spiropalin.
Gazeta RD