Pezullimi i vizave/ Berisha: Përgjigjen më të qartë për këtë pyetje e dha ambasada e SHBA

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka komentuar vendimin e SHBA për pezullimin e vizave për emigracionin për Shqipërinë, e cila është përfshirë në listën e 75 vendeve të prekura nga ky vendim.

I pyetur nga gazetari i ABC News, Andon Kello, se pse mendon se Shqipëria është përfshirë në këtë listë, Berisha u shpreh se, përgjigjja është dhënë tashmë në mënyrë të qartë nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

Andon Kello, Abc News: Z.Berisha, Shqipëria është mes 75 vendeve të cilat SHBA-të i pezulluan vizat për emigracionin. Pse mendoni ju se Shqipëria është në këtë listë?

Sali Berisha: Mendoj se përgjigjen kësaj pyetje ia dha qartësisht ambasada e SHBA.

Dhe unë nuk mund të shtoj as të heq ndonjë gjë nga shpjegimi i djeshëm i ambasadës.

About Redaksia

Check Also

Dhuna policore në protestë/ Vokshi: Nga mjetet piroteknike të policsë u përfshiva nga flakët

Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka folur mbi tensionet e regjistruara mbëmjen e kaluar në …