Screenshot

Shtetet e Bashkuara përgënjeshtrojnë Ramën

“Dhe siç tha Sekretari Rubio, organizatat ndërkombëtare kriminale dhe terroriste, veçanërisht ato të angazhuara në trafikimin e narkotikëve, janë kërcënimi më i madh për sigurinë e Shteteve të Bashkuara në Hemisferën Perëndimore, ku këto grupe po destabilizojnë shtet-kombet dhe po i çojnë në emigrim masiv. Ne do të ndjekim me këmbëngulje prioritetet e Presidentit Trump në Shqipëri, duke forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve si SPAK, BKH dhe Akademia e Sigurisë” tha sot e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn në ceremoninë e mbylljes së trajnimit të udhëhequr nga FBI për hetuesit e SPAK dhe BKH në Akademinë e Sigurisë.

Deklarata e titullares së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara është një përgënjeshtrim publik që i bëhet kreut të narko-regjimit në Shqipëri. Rama ka deklaruar se nga Shqipëria nuk ka trafik droge. Shifrat zyrtare flasin se ka zero bllokime të ngarkesave me drogë që mbërrijnë dhe nisen nga Shqipëria në drejtim të vendeve europiane në një kohë që VanHorm deklaroi sot se organizatat e trafikut të drogës në Shqipëri janë të lidhura me organizatat kriminale të Amerikës latine.

Mesazhet amerikane po bëhen gjithmonë dhe më të drejtëpërdrejtë për Ramën. Ndryshe nga mesazhet e mëparshme, VanHorm deklaroi sot se organizatat “po destabilizojnë shtet-kombet dhe po i çojnë në emigrim masiv”. Eshtë e qartë se kemi të bëjmë me një mesazh direkt për Ramën. Ky narko-regjim ka larguar nga Shqipëria rreth 35% të popullsisë në një kohë që narko-regjimi i Maduros largoi nga Venezuela rreth 25% të popullsisë.

About Krye Redaktor

Check Also

Elisa mbërrin në Kiev/ Bisedime me Ukrainën për të zbrapsur Rusinë

Ministrja Spiropali ka nisur bisedimet me Ukrainën për të zbrapsur Rusinë. Bisedimet po mbahen sekret …