Kryetari i PD, Sali Berisha, i pyetur nga gazetarja e TVSH, Anisa Kadesha për vendimi i Kushtetueses për masën e sigurisë ndaj tij, sqaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetues lidhet me ankimin e tij për të ashtuquajturën “diligjencë e katërt”, pra dokumentet dhe provat që prokuroria është e detyruar të paraqesë çdo dy muaj për justifikimin e vazhdimit të masës së sigurisë.
Berisha tha se, SPAK nuk ka paraqitur asnjë provë të re në asnjë nga këto diligjenca, ndërsa emri i tij, sipas tij, nuk përmendet fare në dokumentet përkatëse.
Anisa Kadesha, Tvsh: Zoti Berisha, Gjykata Kushtetuese e gjykoi të tejzgjatur masën e arrestit ndaj jush. Si e vlerësoni këtë vendim dhe kohën në të cilën gjykata u shpreh?
Sali Berisha: Tani, ky vendim, për ta pasur të qartë të gjithë qytetarët, ka të bëjë me animimin tim ndaj diligjencës së katërt, diligjenca në gjuhën e tyre, në fjalorin e tyre quhen provat, faktet, dokumentet që prokurorët janë të detyruar të paraqesin për çështjen çdo dy muaj.
Mbi bazën e këtyre dokumenteve, përshtaten qëndrimet nga organet gjyqësore.
Sipas ligjit, prokuroria duhet të raportojë çdo dy muaj dhe gjykata e shkallës së parë rivlerëson masën e arrestit edhe dy muaj pas vendosjes së saj.
Avokatët e mi kanë bërë gjer sot 4 ankesa të tilla.
Në ankesën e fundit ishte edhe kërkesa për revokimin tërësisht të masës së arrestit në shtëpi, pasi shkaku për të cilin ishte vendosur, ishte i paligjshëm.
Masa e detyrimit të paraqitjes dhe mosdaljes jashtë vendit ishin ekzekutuar në abuzim të plotë të ligjit nga SPAK-u sepse nuk kishin marrë formë të prerë dhe SPAK i aplikoi ato pa marrë formën e prerë.
Asnjë fjalë për këtë rast sepse kjo gjykatë nuk ka lidhje me ligjin, por me urdhra.
Tetë muaj iu deshën gjykatës për shqyrtimin e kërkesës për diligjencën katër, ndërkohë që afati ligjor është 3 muaj, ndërkohë që kërkesat e ministrave shqyrtohen për dy javë.
Pse? Sepse për këtë gjykatë, organizatë të partisë së krimit, opozita është armike.
Çfarë dallimi kishte kërkesa e katërt nga kërkesa e tretë apo e dytë?
Asnjë dallim, zero sepse asnjë provë të re nuk ka marrë SPAK në diligjencën dy, tre, katër, ku të përmendej Berisha.
Pra, unë në çdo diligjencë që ata kanë paraqitur, nuk citojnë fare emrin tim. Fare!
E kemi ankimuar këtë pas çdo vendimi deri në Kushtetuese.
Gjykatën Kushtetuese nuk e ka shqetësuar fare këtë fakt, pasi për të opozita është armike dhe kjo Gjykatë Kushtetuese si organizatë e partisë së krimit nuk ka lidhje me shtetin e të drejtës, as me liritë politike të individit.
A ka kuptim që vendimi shpallet jokushtetues, por nuk shfuqizohet?
E kanë shpallur jokushtetues vendimin e Irena Gjokës, por nuk e shfuqizojnë.
Shiko çfarë sharlatanësh.
Nuk e shfuqizojnë me pretendimin se nuk ekziston, por ai vendim ka prodhuar pasoja dhe pasojat e tij ekzistojnë.
Pasojat e tij janë masa e detyrimit të paraqitjes, është pasojë indirekte të atij qëndrimi të SPAK dhe atyre interpretimeve gjyqësore.
Por, këtu, ata së pari duhet të mbrojnë.
Ata janë Irena, ata kanë fytyrën, moralin, karakterin e Irenës dhe duan të mbrojnë vendimet e Irenës, delinkuente me tre vepra penale në detyrë.
Nga ana tjetër, me këtë vendim i kanë hapur rrugën për mbështetjes për Lubinë dhe ministrat, të cilat mund të dënohen për krime monstruoze dhe korrupsion.
Pra, e kuptoni ju që në pamje të parë duket sikur kanë bërë drejtësi, në të vërtetë janë treguar një seksion politik i partisë së krimit, ashtu siç janë.
Të turpshëm, të turpshëm!
Një vendim, i cili ka edhe sot pasojat e tij tek individi ndaj të cilit është marrë një masë antikushtetuese.
Nuk e shfuqizojnë për të mbrojtur nderin e Irena Gjokës, në fakt të vetes së tyre se janë Irena.
Se vërtet Irena ka dosjen me tre vepra penale, por nuk e ka më të vogël as ai hajduti donzhuan i gjykatës, etj, etj.
Pengje të turpshme që japin vendime të tilla.
Vendime krejtësisht mbi baza ideologjike.
Gazeta RD