Kryetari i PD, Sali Berisha i kërkoi prokurorisë publike Europiane të hetojnë aferën Rama-Mogherini me kampusin në Tiranë, është 7-8 herë më e madhe se ajo e Bryzhit.
Ai deklaroi se sipas të dhënave paraprake, skandali është 7-8 herë më i madh se ai i Bryzhit, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe Frederica Mogherinin për një marrëveshje sekrete që sipas tij ka lejuar përvetësimin e tokës së studentëve, në dëm të interesit publik dhe të taksapaguesve shqiptarë dhe europianë.
Ejona Rusa: Kampusi i Universitetit të Tiranës do të kalojë në Durrës, sipas Ramës. Kjo po ndodh në një kohë kur kolegji i Mogherinit ka marrë tokën e Universitetit Publik të Tiranës dhe kur kampusi i premtuar prej vitesh këtu në Tiranë, nuk po ngrihet. Cili është qëndrimi juaj?
Sali Berisha: Qëndrimi ynë është ky. Ne i bëjmë thirrje Komisionit Europian, prokurorisë publike Europiane, OLAFI-t dhe EuroJust të hetojnë aferën Mogherini në Shqipëri, e cila sipas të dhënave tona paraprake është të paktën 7-8 herë më e madhe se ajo e Bryzhit.
Frederica Mogherini lobistja e Edi Ramës, ka një marrëveshje sekrete me Ramën për kampusin e Kolegjit Europian, të cilën Edi Rama e mban sekret dhe nuk ja dha ndonjëherë parlamentit me të cilën këta grabisnin tokën e kampusit për studentët e Universitetit të Tiranës. Tokë e kadastruar dhe përcaktuar përfundimisht kampusin e studentëve. Për të cilin është bërë dhe projekti. Për të cilin ishin përcaktuar dhe fondet dhe në një marrëveshje korruptive të plotë, këtë tokë Edi Rama e grabit së bashku me Mogherinin dhe nuk dihet se çfarë fature kanë taksapaguesit shqiptarë dhe çfarë fature kanë taksëpaguesit europianë.
Prandaj e garantoj Edi Ramën se, pa një hetim të plotë nga institucionet kompetente të akuzës së BE-së, asnjë lloj veprimi nuk do pranohet në këtë vend, dhe se historia e turpshme e korrupsioni Rama-Mogherini duhet të sqarohet në gjykatë.
Gazeta RD