Ish-zv.ministri i Ramës/ Nuk ka asnjë ftesë, analfabetizëm funksional në nivel kryeministror

Taulant MUKA
Joe Biden & Edi Rama: Pjesa II
Joe Biden harron emra. Rama harron kontekstin. Një letër copy-paste, e dërguar nga Presidenti Trump dhe identike për shumë liderë botërorë, përjetohet si moment historik, majë e paimagjinueshme dhe nder personal i jashtëzakonshëm.
Për ata që s’e dinë: është thjesht një ftesë standarde për shqyrtim pjesëmarrjeje në një bord që ende nuk ekziston, jo anëtarësim, jo marrëveshje, jo epokë e re për njerëzimin.
Në foto gjeni edhe ftesat e dërguara presidentit të Argjentinës dhe Paraguait, identike në përmbajtje, ndryshojnë vetëm emri i presidentit dhe shteti.
Në këtë pikë, kemi analfabetizëm funksional në nivel kryeministror, pasojë e shkatërrimit të arsimit dhe largimit të trurit nga vendi.

About Krye Redaktor

Check Also

Gysi i kthehet ne ferr/ Urdhëroi arrestimin e qytetarit se i kujtoi verën 33 mijë euro

Një situatë e tensionuar është shënuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorët e …