Në foltoren e Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi që ashtu si Erion Veliajn, Belinda Balluku dhe Edi Rama t’i dorëzohen drejtësisë, duke paralajmëruar se Kuvendi nuk duhet të kthehet në “bunker të korrupsionit”.
Ai i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit të thërrasë Këshillin e Rregullores dhe të veprojë ndaj zyrtarëve të përfshirë në afera, ashtu siç u veprua me Erion Veliajn.
“Të korruptuarit dorëzojani drejtësisë. Ashtu siç dorëzuat Erion Veliajn, do të dorëzoni edhe Belinda Ballukun dhe më pas Edi Ramën.
Mblidh Këshillin dhe dorëzo të korruptuarit. Mos u bëj bunker i korrupsionit, je kryetare e Kuvendit.
E vetmja detyrë që ke është të mblidhësh Këshillin e Rregullores”, tha Bardhi
Gazeta RD