Bardhi: Peleshi zyrtarizoi bunkerizimin! Balluku duhet të ishte në burg jo në Kuvend!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit tha se, kryetari i Kuvendit ka zyrtarizuar bunkerizimin e institucionit në mbrojtje të të korruptuarve dhe se provokimi i fundit i Edi Ramës, duke lejuar Belinda Ballukun të ulet në sallën e seancave plenare sikur asgjë s’ka ndodhur, është një shkelje e hapur e ligjit dhe e interesit publik.

 Ai theksoi se Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të shndërrohet në strehë për të korruptuarit dhe duhet t’i shërbejë drejtësisë, barazisë para ligjit dhe interesit publik, duke paralajmëruar se deputetët e opozitës nuk do të pranojnë funksionimin normal të Kuvendit përderisa vazhdon kjo sjellje.

“Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, dënojmë sjelljen e kryetarit të Kuvendit, i cili ka zyrtarizuar bunkerizimin e Kuvendit në mbrojtje të të korruptuarve. Dënojmë gjithashtu provokimin e urdhëruar nga Edi Rama, ku në vend që Belinda Balluku, sipas kërkesës së Prokurorisë, të ishte në burg, ajo vjen dhe ulet sikur asgjë s’ka ndodhur në sallën e seancave plenare, në pozicionin e numrit dy, krahut të djathtë të Edi Ramës.

Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të jetë kurrë streha e të korruptuarve. Ai duhet t’i shërbejë interesit publik, drejtësisë që kërkojnë qytetarët dhe barazisë para ligjit. Sa kohë mazhoranca ka vendosur ta shndërrojë këtë godinë në bunker të të korruptuarve, deputetët e opozitës nuk mund të pranojnë funksionimin normal të Kuvendit. Kjo ishte edhe ajo që bëmë sot.

Ne i bëjmë thirrje Kuvendit të Shqipërisë, mazhorancës dhe kryetarit të Kuvendit të mos vonojë thirrjen e mbledhjes së Këshillit të Rregullores së Mandateve dhe të mos pengojë më tej drejtësinë”, u shpreh Bardhi.

About Redaksia

Check Also

“Janë kryengritësit e lirisë”/ Reagon Berisha: Lebetitën Ramaduron dhe kalbësirën rilindje

Kryetari i PD, Berisha i është përgjigjur Ramës që i quajti protestuesit si “jashtëderdhje” duke …