Berisha: Lubi Balluku u dërgua në Kuvend nga Rama për të provokuar!

Kryetari i PD, Sali Berisha në Foltoren e mbajtur para Kryeministrisë u ndal edhe te seanca parlamentare, të cilën e cilësoi si një provokim të ulët ndaj qytetarëve.

Ai akuzoi ministren Belinda Balluku si hajdutja më e madhe që kanë pasur shqiptarët ndonjëherë, duke e konsideruar të dërguar për të provokuar dhe për t’u thënë qytetarëve se ne u kemi vjedhur dhe do t’ju vjedhim.

“Ky regjim po shpërfytyron Shqipërinë dhe shqiptarët. Kjo protestë ka një rëndësi sepse kjo javë është përcaktuese për 24 janarin protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana ndonjëherë. Po vijmë nga parlamenti, ishte provokimi më i ulët që u bëhej shqiptarëve, karshi tyre qëndronte lubi Balluku, hajdutja më e madhe që kanë patur shqiptarëve ndonjëehrë, e dërguar për të provokuar shqiptarët dhe për t’u thënë se ne u kemi vjedhur dhe do u vjedhim”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha mesazh për gjeneratën Z: Lëvizja juaj është një mrekulli, jeni ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare!

Kryetari i PD, Sali Berisha përcolli një mesazh për të rinjtë që po protestojnë prej …