Berisha: Me projektin Smart City Edi Rama kompleton survejimin më të paligjshëm dhe më total të qytetarëve

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, me projektin Smart City Edi Rama kompleton survejimin më të paligjshëm dhe më total të qytetarëve.

Në një dalje për mediat, Berisha u shpreh se kjo nismë synon kontrollin e plotë të lëvizjeve dhe jetës private të çdo individi, duke shënuar asgjësimin e privacisë dhe duke krijuar rreziqe serioze për sigurinë e të dhënave personale.

Berisha: Sot jam para jush për të denoncuar përsëri projektin e quajtur Smart City, Qyteti i Mençur, të themi.

Së pari, si projekt ky synon survejimin e plotë të lëvizjeve të çdo qytetari.

Në qoftë se një vit më parë u vendosën në të gjitha kompanitë e telefonave aparaturat e regjistrimit të plotë të internetit dhe telefonave të celularëve me pretekstin e ndërprerjes së TikTokut, tani me Smart City, Edi Rama kompleton survejimin më të paligjshëm dhe më total të qytetarëve shqiptarë, të çdo lëvizje të tyre.

Ky përbën asgjësimin e plotë të privacisë së tyre, pasi ky sistem regjistron jo vetëm individin, por dhe fytyrën me të gjithë emotivitetin e saj të individit.

Lëvizjet e tij në çdo destinacion.

Vizitat e tij tek miqtë, tek të afërmit, tek shokët.

Privacinë e tij në lokale dhe kudo që shkon.

Kjo është vendosja e qytetarëve shqiptarë në kontroll të plotë, automjeteve të tyre, lëvizjeve të tyre. Dhe në këtë aspekt, aq sa të dhënat e një individi janë private, ato bëhen shtetërore.

Aq sa të dhënat e një shoqërie janë shtetërore, ato eksportohen në duart e kujtdo.

Tani çdo organizatë kriminale nuk ka më nevojë përveçse të fusë kthetrat në kamera dhe të marrë vesh se ku e ka gjahun e vet për ta marrë peng, për ta vrarë, për ta ekzekutuar, etj, etj.

About Redaksia

Check Also

10 arsye pse Prrenjasi nuk duhet të bashkohet me Librazhdin

Nga Luçiano BOÇI 1. Prrenjasi ka masë të mjaftueshme demografike për të qenë bashki më …