Berisha: Nuk respektohet as ligji e as vullneti i qytetarëve, shpresa e vetme është guximi qytetar

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh gjatë takimit me anëtarët dhe simpatizantët në degën nr.4 në Tiranë, se në Shqipëri nuk respektohet më as ligji dhe as vullneti i qytetarëve.

Berisha tha se, shpresa e vetme është revolta qytetare, shpresa e vetme është zemërimi qytetar, është guximi qytetar, ndaj dhe koha është epike.

Berisha: E deklarojnë me dhjetëra herë se do e ndërtojë privati. Asnjë privat! Do ndërtohet me buxhetin e shtetit, me taksat tuaja. Në këto rrethana, kur drejtësia bllokohet, në këto rrethana kur në zgjedhje vota vdes pa hyrë në kuti, në këto rrethana kur nuk respektohet asnjë ligj, asnjë vullnet, shpresa e vetme, shpresa e vetme është revolta qytetare.

Shpresa e vetme është zemërimi qytetar, është guximi qytetar. Ndaj dhe koha është epike. Koha është e një rëndësie përcaktuese për fatin e shqiptarëve. Partia Demokratike është forca e vetme që mund ta, mund të përmbushë misionin. Ajo e ka provuar.

Miq, partitë krijohen, vijnë në kulm, zhduken, e të tjera, kjo është historia e tyre. Por një gjë, kjo parti e ka provuar: parti e pamposhtur. Dhe duhet të jeni shumë krenarë me këtë. Duhet të jeni shumë krenarë me këtë.

Duhet të jeni krenarë ju dhe fëmijët tuaj, për investimin që keni bërë në këtë parti. E themeluat 35 vite më parë. S’po rri, nuk po ndalem këtu të përshkruaj kushtet në të cilat e themeluat. Por ndatë epokat, transformuat Shqipërinë. Erdhi rebelimi komunist i vitit ’97. Besuan se na shuan. Besuan se u zhdukëm. Gabim kishim bërë? Duhet njohur, duhet pranuar. Por gabimi ynë nuk ishte, nuk kishte ardhur kurrë se ne i donim piramidat dhe skemat piramidale. Jo!

S’është e vërtetë. Ne nuk i njihnim, kjo është e vërtetë. Dhe sapo e morëm vesh se çfarë janë, pavarësisht nga pasojat dhe çmimin që do paguanim, i rrëzuam njëra pas tjetrës. Dhe ja ku u them unë ju këtu. Unë u kam thënë në atë kohë bashkëpunëtorëve të mi: tani për ne ka vetëm një rrugë. Cila rrugë? Të dalim në opozitë. Se ne s’mund të qeverisim dhe s’do qeverisim kurrë njerëz që mendojnë se ua kemi vjedhur paratë. Sepse ngjiti ajo. Këta u thanë qytetarëve ‘i ka marrë qeveria paratë e skemave’.

Qeveria s’kishte marrë asnjë qindarkë. Asnjë qindarkë! Mirëpo, ndonjëherë ajo… u besua për momentin, se ato para i kishte marrë qeveria, i futi në buxhet. Edhe u them bashkëpunëtorëve të mi: tani ne më tutje nuk shkojmë. Kaq. Ne do dalim në opozitë, do faktohet që ne s’kemi prekur një qindarkë, cili do jetë çmimi, edhe pastaj ne ashtu vepruam.

Bënë gjithçka, s’gjetën asgjë. Fituam zgjedhjet e 2001-shit. Të famshmen, me Dushkun, ju kujtohet. 10-12 mandate me një zonë. Çfarë s’bënë, policia. Po ia dolëm ama. Po, po. Raporti i ndërkombëtarëve u përmbys nga raporti ynë, nga Libri i Zi. E njëjta gjë u bë në 2025-ën. Në 2025-ën Edi Rama bëri gjithçka që ta përmbyste raportin. I kërcënoi në mënyrën më të egër vëzhguesit ndërkombëtarë dhe drejtuesit e tyre. Por ata njerëz me karakter dhe ne bëmë punën tonë. Mbrojtëm votën. Paraqitëm me qindra-mijëra dokumente.

Libri i Zi i zgjedhjeve sot është 1500 faqe. Dhe zgjedhjet mbetën. Në qoftë se ju kujtohet, në 2021, të nesërmen i vinte mesazhi Edi Ramës nga Departamenti i Shtetit: ‘Mezi presim të punojmë me ty’. Dhe pa kërkuar fare siç ishte zakoni, që të paktën thuhet që shpresojmë t’i adresoni ankesat. S’kishte më ankesa. Ishte fitimtarin kohë kur e kishte vjedhur.

Në 2021-shin nuk fitoi. As 2025-ën. Po pse nuk fitoi? Se çfarë bëri në 2021-shin? Pagoi në prill të 2021-shit 130 milionë euro, 10-12 mijë familje në zonën e Durrësit, Krujës, Laçit, Lezhës, Kurbinit, Tiranës, Kavajës, para për tërmetin. Para për tërmetin! Bleu votat. Vetëm me atë s’bëhej dot. Por historia jonë pastaj tjetër ajo.

 

About Redaksia

Check Also

“Janë kryengritësit e lirisë”/ Reagon Berisha: Lebetitën Ramaduron dhe kalbësirën rilindje

Kryetari i PD, Berisha i është përgjigjur Ramës që i quajti protestuesit si “jashtëderdhje” duke …