Fermerët e Maliqit në protestë për dëmshpërblimet e përmbytjeve

Fermerët e fushës së Maliqit dolën këtë të martë në një protestë për të kërkuar dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit. Ata paralajmërojnë se mungesa e ndihmës ekonomike po i lë pa asnjë alternativë dhe kërcënon falimentimin e fermave në juglindje.

Brenda pak muajsh, fermerët e kësaj zone janë përballur me dy përmbytje të radhës, duke humbur të mbjellat dhe duke pësuar dëme të konsiderueshme ekonomike.

Julian Guri, fermer nga Maliqi, deklaron se ka humbur rreth 250 milionë lekë, dhe pa dëmshpërblime të menjëhershme, falimentimi i biznesit të tij është i pashmangshëm.

About Redaksia

Check Also

Analisti: Në Shqipëri ka pakënaqësi ekstreme! Me këtë regjim nuk shtyhet më!

Analisti Andi Bushati ka komentuar valën e protestave kundër qeverisë dhe e ka cilësuar atë …