Gjekmarkaj: Opozita po bën betejë për shtetin e së drejtës, të cilin ju e keni marrë peng me korrupsion

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, gjatë fjalës së tij në seancën e ankimimit të përjashtimit të deputetëve të Partisë Demokratike, tha se, veprimet e kryetarit të Kuvendit tregojnë dobësi dhe mungesë të qartë guximi për të përballuar realitetin politik dhe detyrimet ligjore ndaj Kuvendit dhe qytetarëve.

Gjekmarkaj u shpreh se deputetët e opozitës po bëjnë atë që shumica aktuale nuk ka guxim ta bëjë: po luftojnë për mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe po përpiqen të ruajnë integritetin e institucioneve, të cilat janë marrë peng nga korrupsioni dhe praktika të dëmshme të shumicës.

“Ju jeni në logjikën e kartonave dhe jo në logjikën e së drejtës. Kryetari i Kuvendit ka preferuar të shmanget. Kjo është tregues dobësie.

Deputetët e opozitës po bëjnë atë që ju nuk keni guxim ta bëni. Po bëjnë një betejë për një vend demokratik, që etërit e tyre e kanë marrë peng.

Po bëjnë betejë për shtetin e së drejtës, të cilin ju e sulmoni dhe e keni marrë peng me korrupsion. Haxhi Lleshi ka qenë më tolerant me deputetët e tij në komunizëm se sa bijtë e Haxhi Lleshit sot përball opozitës”, tha Gjekmarkaj.

About Redaksia

Check Also

Berisha thirrje të rinjve: Sot ju keni shansin e madh të riktheni edhe njëherë shpresën e shqiptarëve!

Kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirrje të rinjve që të rikthejnë dhe njëherë …