Berisha: Jemi në kilometrin e fundit, një qeveri që del nga farsa elektorale nuk e meriton të rrijë në pushtet

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës me anëtarët e degës 2, denoncoi qeverisjen aktuale si të paligjshme dhe të lidhur me krimin, duke e cilësuar si një ‘farsë zgjedhore’ që dëmton qytetarët shqiptarë dhe ekonominë e vendit.

Ai theksoi se Partia Demokratike ka mbrojtur gjithmonë të vërtetat, jo për interesa politike, por në interes të qytetarëve dhe të drejtësisë ndërkombëtare, duke nxjerrë në pah krizën ekonomike, rritjen e çmimeve, papunësinë dhe helmimin e të rinjve me drogë si pasojë të qeverisjes aktuale.

Berisha: Ne mbronim të vërtetat! Çfarë bënim ne? Ne mbronim të vërtetat, të vërteta jo vetëm në interes tonë, por të vërteta në interes të njerëzve të lirë mbarë botën, në Europë dhe në botë. Po në qoftë se ne denoncojmë kartelet e drogës, dhe themi se Edi Rama ndërtoi narkoshtet, po ne nuk e bëjmë këtë për qëllime politike. Kurrë! Se s’do pranoja kurrë t’i vija vendit tim një damkë të tillë.

Korruptokratët! Korruptokratët, e paguar apo pa paguar nga Edi Rama, anatemojnë sepse themi narkoshtet. Po si të mos them narkoshtet unë? Kur ti aty more zotëri, ti aty, një euro që shkëmbehej me 135 lekë, e shkëmben sot me nja 107 lekë.

Në një kohë kur në çdo vend tjetër të botës, përveç Shqipërisë, euro ka ardhur duke u rritur, jo duke rënë. Po çfarë ka sjellë kjo? Kjo ka falimentuar me qindra, edhe sot po lexoja, me qindra qindra sipërmarrje eksporti. Po çfarë ka sjellë kjo? Dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë pa punë. Pa punë. Baronët e drogës ndërtojnë kullat, kurse shqiptarët marrin rrugët e dheut. Po çfarë ka sjellë kjo? Ka deformuar në mënyrë të tmerrshme çmimet.

Sot, për shkak të çmimeve, 200 euro vlejnë, ose sot në ato që blije para 4 vitesh me 140 euro, do shpenzosh 200 euro. Do shpenzosh 200 euro. Nuk po ndalem në pasojat e tjera, po po ndalem tek xhepi juaj, tek xhepi i qytetarëve shqiptarë.

Nuk po ndalem tek helmimi i të rinjve shqiptarë me drogë, dhe fëmijëve. Nuk po ndalem te fakti që Ergys Agasi, nëpërmjet emrit të Suel Çelës dhe të Troplinëve, shkarkon njëri pas tjetrit ministrat. S’po ndalem te këto. Pra, mirëpo ne prapë, pse jemi ne në këmbë? Se jemi parti e interesit kombëtar.

Dhe interesi kombëtar i shqiptarëve kërkon që ne ta denoncojmë, ta denoncojmë, ta denoncojmë. Fatmirësisht, fatmirësisht jeni dëshmitarë që katër muajt e fundit të gjitha mesazhet që kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara janë, që të gjitha, për luftën kundër karteleve të drogës, lidhjeve të tyre me kartelet e drogës. Kjo është e vërteta. Miq! Ne erdhëm pra sot, pas një mbështetje të madhe ndërkombëtare nga të gjitha partitë simotra në botë. Dhe kjo është një gjë e jashtëzakonshme.

Në qoftë se ne më parë flisnim para shqiptarëve, damkosnim këtë situatë dhe nxirrnim të vërtetat, ne nuk kishim një mbështetje. Kurse sot janë shtatë rezoluta. Në qoftë se do lexoni ju punimet e seancës së dëgjimit në Kongresin Amerikan, aty keni të rreshtuara të gjitha problemet që ju keni mbrojtur, që ju keni denoncuar, për të cilat ju keni luftuar kundër. Kjo është e vërteta.

Pra, kemi arritur që kauzën tonë, kauzën tonë që mbrojmë, t’ia bëjmë të qartë si kauzë të drejtë mbarë botës. Ishin në Brazil, në Sao Paulo. Pas Venezuelës, e dyta është Shqipëria. Maduro – Ramaduro!

Prapë kthehemi. Sot opozitarët janë njerëz të mërzitur. Janë të lodhur. Janë të keqtrajtuar. Janë dhe të dëshpëruar. Por çdo opozitari dhe opozitareje i them se jemi në kilometrin e fundit.

Jemi në kilometrin e fundit. Pse jemi në kilometrin e fundit? Jo nuk e them këtë unë, ju duhet të dini një gjë: pavarësisht nga çmimi, po unë nuk devijoj kurrë të mos u them atë vërtetë që unë besoj, dhe e besoj plotësisht.

Jemi në kilometrin e fundit, pas gjithash dhe mbi të gjitha, për shkak të qëndresës sonë. Dhe të atyre që arritëm me këtë qëndresë. Përballë një qeverie nuk mundet kurrë, normal, të përpiqesh të rrëzosh një qeveri që del nga zgjedhjet e lira. Në qoftë se ti përpiqesh të rrëzosh një qeveri që del nga zgjedhjet e lira, ti je njeri që shkelmon mbi votën e qytetarëve të tu. Ti je një demon pushteti dhe nuk beson në votën e lirë të qytetarëve të tu.

Dhe ne të tillë nuk jemi. Jo. Por një qeveri që del nga një farse zgjedhore e faktuar, një qeveri e cila bazohet në rryshfetin më të tmerrshëm publik, që jep vetëm dy ditë para zgjedhjeve 2 miliardë euro gjoba dhe kamata për 200 mijë familje, ajo as dy minuta nuk meriton të qëndrojë në pushtet dhe është e paligjshme.

Është e paligjshme. Pra, në këtë kuadër ne kemi përballë një armik të paligjshëm, që qëndron në kundërshtim me Kushtetutën. Qëndron në kundërshtim me ligjin, vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Edi Rama s’ka fituar kurrë zgjedhjet. As në 2021-shin, as në 2025-ën. Absolutisht jo! Ju them unë ju.

About Redaksia

Check Also

Dokumentat provojnë se Rama është implikuar në vrasje/ Denoncimi i fortë…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama duke deklaruar se kreu …