I çmenduri mbledh Kuvendin/ Do votojë pjesmarrjen në “Bordin e Paqes” pa u krijuar!

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha në emisionin Now në Euronews Albania se kryeministri dhe qeveria po nxitojnë të votojnë marrëveshjen e aderimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes pa pasur asnjë informacion se për çfarë bëhet fjalë.

Sipas tij, precedenti që mund të vendoset në Gaza përmes këtij bordi, ku marrin pjesë edhe vende si Rusia apo Bjellorusia mund të krijojë kosto edhe në Ballkan.

‘Sot Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka diskutuar për Bordin e Paqes dhe është diskutuar se mund të sjellë paqen në Gaza po qe Rama atje. Ne kemi vetëm shfaqje për të rritur një imazh pa thelb. Pyetja e pare është, çfarë do votojmë, mbi ç’logjikë kushtetuese do votojmë? Nuk ka një dokument legal që votohet. Po them që opozita është pro për Bordin e Paqes, por ajo që më intereson si politikan është të kuptoj se mbi çfarë bazash reale krijohet ky bord paqeje? Do votojmë pjesëmarrjen në çfarë? Është akoma ide. Ajo që mund të ndodhë në Gaza përmes këtij bordi, ku ka edhe vende si Rusia apo Bjellorusia…Precedenti që krijohet në Gaza mund të krijojë kosto edhe në Ballkan. Opozita do ta votojë me të dyja duart, por nuk e di çfarë do votojë’, tha Mediu.

About Krye Redaktor

Check Also

Ish-ministri i PS përplaset me Gogun: Leri ndërzimet! Rama s’është kryeministri im…

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu u përplas në ‘Top Story’ me …