CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Ikën kolonjarët…

Nga Agim XHAFKA

Që dje e bëra në plan që drekën sot do e shijoja në Borovë. Pashë në fb që atje rrotull kishte lokale të tipit agroturizëm. Ia shalova jeep-it e nga Korça ime deri atje nuk qe as 35 minuta. Por ngela në Borovë. Nuk po shihja lokal kund.

-Pyesim dikë këtu në fshat, -i thashë gruas.

Zbrita nga makina dhe trokita te porta e parë. Nuk e hapi kush. Vazhdova te e dyta, e treta, e katërta…

-Qenka një makinë atje sipër, shkojmë pyesim, -tha motra.

U ngjitëm, u afruam e te makina, nuk kishte njeri.

-Ec rrugës se do shohim dikë,-foli gruaja.

Ec e ec e ec dhe pashë tabelën që lajmëron, mbaroi Borova. Por nuk ndala. Gaz e drejt Leskovikut. Askund njeri. Veç një lepur na kaloi në krah.

-Ta pyesim këtë, por nuk i dimë gjuhën, -bëri shaka motra.

Frenova. Më vinte inat, trishtim, por dhe më lotohej. Të merr malli të shohësh një kolonjar në Kolonjë, fola me vete.

-Vëlla, ikim në Korçë. Në Mborje është një restorant i ri me gatime peshku, -propozoi motra.

U kthyem. Nuk folëm deri sa hymë te lokali në Korçë. Dhe aty asnjeri.

-Hapur e keni? -pyeta një burrë që rrinte te dera.

-Hapur, byrazer.

-Po pse nuk rri brenda?

-Se s’ka njeri brenda.

O zot si po rrjedh koha së shpejti rrugës të këtyre zonave do të shohim më shumë lepuj se njerëz. E si Diogjeni do kërkojmë me qiri për një mik, për një shok, për një vëlla…

About Redaksia

Check Also

Kë po mbron dorëheqja?

Nga Alba KEPI Dorëheqja e Sekretarit të Përgjithshëm të qeverisë shqiptare nuk është thjesht një …