Nga Luçiano BOÇI
Për historinë ka diçka më të rëndë se harresa.
Dhe kjo diçka është keqpërdorimi i saj.
Në këtë këndvështrim 21 Janari nuk u harrua.
Ai u instrumentalizua, u shndërrua në kapital elektoral, në dekor moral që Rama e nxjerr nga magazina sa herë i duhen pikë politike dhe shpëtim politik e elektoral.
Kjo është esenca e ramafikimit: viktimat e asaj dite shërbejnë si sfond dhe si konsum momental politik.
Në versionin e ramafikuar, viktimat e 21 Janarit përmenden në fjalime, përdoren në postime përvjetore, thirren në heshtje ceremoniale, siç u bë dhe sot.
Por asnjëherë nuk u thohet familjarëve e opinionit se kush i çoi ata përballë kryeministrisë për hir të pushtetit të vet të sotëm kriminal, që u paralajmërua se do kalonte mbi kufoma.
Prandaj Ramfikuesi RAMË i fshihet përgjegjësisë e dhimbjen e bën narrativë. Narrativën e bën mjet.
Dhe mjetin përdoret vetëm kur i leverdis pushtetit të tij, për të akuzuar kundërshtarin e trullosur turmën.
Prandaj Ramës kaq i duhet. Një fjali e rëndë për “demokracinë”. Më pas një selfie me kurorë. Dhe në mbyllje një heshtje e paketuar si dinjitet.
Mesazhi i Ramës është cinik, por efektiv. 21 janari e aktivizon fort dhe me “drejtësinë e re” sa herë i duhet për të goditur kundërshtarin, për të mbuluar skandale aktuale dhe për të ndërtuar imazh personal të munguar moral.
Dhe e çaktivizohet sapo vihet para përgjegjësisë e sapo përfiton pushtetin që dhe atë e kriminalizon.
E pra kjo kjo nuk është kujtesë kolektive por menaxhim politik i dhimbjes.
Ramafikimi i 21 Janarit nuk i nderon të vrarët. I shfrytëzon për qëllime fundore personale e politike të Ramës.
Ndërsa një shoqëri që pranon këtë, pranon në heshtje edhe idenë se viktimat vlejnë më shumë si postera politikë, sesa si arsye për të ndërtuar një vend më të drejtë.

Gazeta RD