Në një seancë dëgjimore të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Komisionin për Punë të Jashtme, Nënkomisioni për Europën, eksperti i njohur i rajonit tw Ballkanit Edward P. Joseph, Lektor në Johns Hopkins University, u është përgjigjur pyetjeve të kongresmenëve amerikanë për Shqipërinë.
Kongresi ka zbardhur pyetje përgjigjet dhe 2 shkëmbimet e para mes Kongresmenit Keith Self dhe z. Joseph, për të kuptuar më mirë se, janë jo vetëm përgjigjet, por edhe pyetjet që shprehin alarmin për atë që po ndodh në Shqipëri dhe që pushteti me borizanët e tij në media mundohen çdo ditë të mbulojnë.
Kongresmenit Keith Self- Si duhet t’i vlerësojë komuniteti ndërkombëtar shkeljet zgjedhore të dokumentuara nga ODIHR, dhe a mund të ndihmojë një model qeverie kujdestare si ai i Maqedonisë së Veriut për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri?
Edward P. Joseph: Raporti i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR duhet të merret shumë seriozisht. Ky mision u drejtua nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier, ekspertiza dhe kredibiliteti i të cilit në Ballkan janë gjerësisht të njohura.
25 rekomandimet e raportit duhet të shihen si një minimum udhërrëfyes për reforma, me përparësi reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe depolitizimin e administrimit zgjedhor. Megjithatë, problemi themelor shkon përtej rregullimeve teknike: ndërhyrja politike.
Reforma në drejtësi mbetet plotësuese e domosdoshme e reformës zgjedhore. Zgjedhjet në Shqipëri vazhdojnë të shtrembërohen nga keqpërdorimi i burimeve shtetërore, intimidimi dhe shkrirja e kufijve mes partisë dhe shtetit.
Në këtë kontekst, modeli i qeverisë kujdestare i Maqedonisë së Veriut meriton shqyrtim serioz. Dorëheqja e qeverisë në pushtet përpara zgjedhjeve dhe krijimi i një qeverie teknike ka rritur ndjeshëm besueshmërinë zgjedhore dhe besimin publik. Pavarësisht rezistencës nga pushtetet aktuale, ky model ka lehtësuar tranzicione paqësore dhe ka reduktuar abuzimet sistemike.
Gazeta RD