Berisha: Mbështesim iniciativën e Trump, askush nuk e ka përcaktuar më shumë lirinë e shqiptarëve se SHBA

Kryetari i PD, Sali Berisha,gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se, opozita mbështet iniciativën e Trump. Aai tha se, askush nuk e ka përcaktuar më shumë lirinë e shqiptarëve se SHBA.

Berisha: Të nderuar qytetare dhe qytetarë që ndiqni këtë seancë, e cila del jashtë të gjitha kritereve të seancave që thërret një parlament, por mazhoranca e krimit nuk ka ligj, nuk ka Kushtetutë, nuk ka rregullore.

Por pavarësisht nga kjo, ne jemi këtu për të dëshmuar mbështetjen tonë të plotë dhe të palëkundshme në politikat e sigurisë të SHBA.

Në qëndrimin tonë pa ekuivok në mbështetje të këtyre politikave pasi SHBA janë aksionari më kryesor i paqes dhe sigurisë në botë.

Ne mbështesim plotësisht këtë iniciativë të presidentit Donald Trump edhe për faktin se në dallim nga shumë kombe të tjera, askush nuk e ka përcaktuar më shumë lirinë e shqiptarëve se sa SHBA, veçanërisht në dekadat e fundit me çlirimin e Kosovës, pavarësinë e saj dhe mbështetjen e saj.

Në këtë kohë, për sa kohë SHBA qëndrojnë në zotimet e tyre për Aleancën e Atlantikut të Veriut, ne qëndrojmë në çdo problem sigurie pa mëdyshje në anën e SHBA.

Kjo, përveç tyre, dua të them këtu se Bordi i Paqes ngrihet për një nga aktet më të jashtëzakonshme, ndërprerjen e luftës në Gaza dhe këtu presidenti i SHBA ka një meritë historike, jashtëzakonisht të rëndësishme.

Bordi, që nuk e thotë kjo se ia ka marrë Belinda mendtë edhe asaj, është i mbështetur në dokumentin e OKB.

Pra, nuk e nxjerrin këta.

Bordi ka mbështetje në rezolutën e Këshillit të Sigurimit dhe është një hap tjetër drejt konsolidimit të paqes në atë rajon.

About Redaksia

Check Also

Banda kriminale shtetërore që po kryen vrasje dhe gjobëvënie

Pas vrasjes së Artan Myrtajt në Sarandë ditën e djeshme, mëngjesin e kësaj të hëne …