Berisha: PD ka votuar dhe do votojë gjithmonë si SHBA për çështje të sigurisë! Rama s’e ka bërë gjithmonë këtë

Kryetari i PD, Sali Berisha shprehet se Partia Demokratike do të jetë gjithmonë krah SHBA, në rastet e votimeve për çështjet e sigurisë.

Në deklaratën për media pas votimit në Kusvend me procedurë të përshpejtuar për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën, Berisha tha se, Rama nuk e ka bërë gjithmonë këtë.

Berisha tha se, pavarësisht se kjo gjeopolitikë sot ka trajta të tjera, personalisht në çështje të sigurisë unë do votoja SHBA.

Pyetjet nga gazetarët:

Armand Bajrami: A do e votoni në 12 Bordin e Paqes?

Sali Berisha: Ju ftoj ta ndiqni seancën.

Njëherë të qartësohemi, nuk ka emër më të nxirë sot në Europë se Edi Rama.

Është baras me Lukashenkon dhe pak më poshtë.

Në Komisionin e Jashtëm do ketë debate dhe ju do i ndiqni ato.

Por PD ka një parim, nga i cili nuk ka lëvizur kurrë.

Në çështje të sigurisë ka votuar si SHBA, dhe kjo është e faktuar sa në 8 vite në pushtet ne, përfaqësuesit tanë kanë pasur porosi konstante.

Çka ky nuk e ka bërë. Ky votoi një rezolutë me Jemenin për Palestinën dhe kundër SHBA.

Prit, ky është qëndrimi ynë.

Qëndrimi ynë është ne votojmë pro.

E dyta, si shqiptarë, kemi një arsye të dytë. Ata janë faktori më përcaktues në pavarësinë e Kosovës, në lirinë e Kosovës.

Pavarësisht se kjo gjeopolitikë sot ka trajta të tjera, personalisht në çështje të sigurisë unë do votoja SHBA.

Si do votojmë tani? Kjo mbetet për t’u parë.

Ambrozia Meta: Në këtë rast a ka një zgjedhje mes Europës dhe SHBA se duket se dy nga vendet kyçe, Italia dhe Franca i kanë thënë jo Donald Trumpit?

Sali Berisha: Tani në rast se vjen problemi për të zgjedhur për çështje sigurie, absolutisht do zgjidhja SHBA për sa kohë ato t’i qëndronin angazhimit të sigurisë së Shqipërisë.

Ne jemi për procedurë kushtetuese, por në qoftë se më pyesni mua, për çështje të sigurisë, pa diskutim që unë jam i palëkundur për sa kohë SHBA të mbeten të angazhuara për sigurinë.

Armand Bajrami: Cili është qëndrimi i PD për Groenlandën?

Sali Berisha: U zgjidh ajo, mori zgjidhje. Mbështesim zgjidhjen. Po merr zgjidhje ajo në interesin më të mirë edhe të Danimarkës, edhe të vendeve evropiane, edhe të SHBA.

Me ato që po lexoj, marrëveshja kuadër që është dakordësuar mes Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe përfaqësuesve të presidentit Tramp, është një marrëveshje që i jep zgjidhje.

Ambrozia Meta: Ju keni thënë se mbroni interesin e vendit tuaj. A do vlejë kjo edhe në rast se interesi i vendit tuaj vendoset përballë interesit të SHBA të Donald Tramp?

Sali Berisha: Absolutisht për mua, ta keni shumë të qartë. E para Shqipëria pa asnjë lloj diskutimi. Dhe interesi i Shqipërisë nuk mundet kurrsesi, por në fushën e sigurisë, interesi i Shqipërisë është mbrojtja nga SHBA.

About Redaksia

Check Also

Dokumentat provojnë se Rama është implikuar në vrasje/ Denoncimi i fortë…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama duke deklaruar se kreu …