Berisha: Përpjekje e Ramës për të mbuluar grushtin e shtetit për mbrojtjen e Lubi Ballukut!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në deklaratën për mediat pas votimit në Kuvend, tha se, procedura e ndjekur, është një akt që shkel në mënyrë flagrante nenet e Kushtetutës.

“Një sqarim, kjo që shihni ju nuk është procedura e përshpejtuar.

Kjo që shihni këtu është një akt që shkel në mënyrë flagrante nenet e Kushtetutës, që përcaktojnë afatin e një procedure të përshpejtuar që nuk mund të jetë kurrë më e shkurtër se sa një javë.

Këta nuk kanë Kushtetutë, nuk kanë ligj, nuk kanë moral.

Edhe njëherë, kjo nuk është procedura e përshpejtuar.

Për çdo shqiptar, duhet ta ketë të qartë se procedura e përshpejtuar e këtij parlamenti është e përcaktuar me nene kushtetuese, të cilat e ndalojnë zhvillimin e saj më shpejt se një javë nga iniciativa.

Në këtë kontekst, arsyet e kësaj që ndodhi janë të shumta, por para së gjithash është grushti i shtetit që po konsumon Edi Rama me Gjykatën Kushtetuese, e cila sot për turpin e saj vendos për të shtyrë më tej mbrojtjen e Lubi Ballukut dhe zhvlerësuar kërkesën e prokurorisë speciale për pezullimin dhe arrestimin e saj.

Pra, kemi të bëjmë me një akt kuverturë për grushtin e shtetit që po bën Edi Rama në mbrojtjen e vetes së tij de facto.

Qytetarët duhet ta dinë se në tre rreshta të dosjes së Lubisë, dy janë për Edi Ramën.

Qytetarët duhet ta dinë se në dëshmitë e Gerond Meçes dhe të tjerë, në tre rreshta për Mirlindën e AKSHI-t, dy janë për Lindën e Surrelit, Lindën e kunatit të florinjtë.

Kunati i florinjtë është Armand Frangu, që merrte qindra milionë euro nga AKSHI edhe në kushte të rrëmbimit të rivalëve të tij në tendera”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Opozita votoi në bllok kundër neneve të ligjit që përmbanin emrin e Edi Ramës!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar edhe njëherë në lidhje me …