Në darkën e shtruar në Vlorë ku Rama ju bashkua delegacionit të Ivanka Trump, raportohet se kreu i regjimit ka kërkuar ndërmjetësimin e Ivankës që ai të bënte një foto me Presidentin Trump. E bija e Presidentit e ka shmangur me elegancë një përgjije duke mos i garantuar atij një gjë të tillë. Ka shumë pikëpyetje mbi vizitën private të Ivanka Trump, por dyshimet janë se ajo është pjesë e një lobimi të Ramës. Po kështu ka shumë pikëpyetje se përse Rama nuk u bë pjesë e themeluesve të nismës së Presidentit Trump për krijimin e Bordit të Paqes. Përgjigjja e Ramës se mes Ivankës dhe Presidentit të SHBA kishte zgjedhur një darkë private me Ivakën dhe stafin e saj është sa qesharake aq edhe domethenëse. Rama ka synuar të kurojë marrëdhëniet me Presidentin Trump duke ftuar Ivankën por refuzimi për të qenë pjesë e themeluesve të Bodit të Paqes të Trump është një dëshmi e qartë se Rama ka një rrethim diplomatik dhe zyrtar nga Shtetet e Bashkuara.
Gazeta RD