Për vrasësit me pagesë të Shtetit Ligjor të së Drejtës…

Nga Adriana KALAJA

Gjithmonë kam mbajtur qëndrim korrekt, kur janë shkelur parimet e Shtetit Ligjor të së Drejtës.

Nga këndvështrimi im sigurisht.

Edhe kur kjo është adresuar ndaj kundërshtarëve të mi, të cilët një pjesë të mirë i kam kallëzuar personalisht në SPAK (90 të tilla deri sot).

Ndërkohë, konstatoj këto ditë se ka filluar një fushatë mediatike apo në rrjetet sociale, lidhur me mbrojtjen që kërkojnë t’i bëjnë, gjyqtares Irena me 3 mbiemra si dhe relativizimin e një fakti të rëndë, juridik dhe penal, të papajtueshmërisë që ka, me detyren e gjyqtares.

Mjafton të shihni, ankimimin që Komisioneri Publik ka bërë ndaj vendimit të KPK-së (Shkalla e Parë e Vettingut), ankim ndaj të cilit u hoq dorë me urdhër politik një ditë para se të shpallej vendimi i KPA-së (Shkalla e Dytë), për të kuptuar sesa të rënda janë problematikat që mbarte ky subjekt, në raport me mospërputhshmërinë e kritereve të:

  1. Pasurisë.
  2. Profesionalizmit.
  3. Integritetin e figurës morale.

Jo më kot, me gjithë amnistinë që po i bën SPAK koleges së tyre, në fyerje të emrit të tyre në fakt, se Irena me 3 mbiemra, po njollos gjithë sistemin dhe rrëzoi vetë Reformën në Drejtësi, i kanë rregjistruar të dy kallëzimet shtesë e që lidhen me veprat penale të konsumuara nga:

– Komisionerët e KPK, Genta Bungo, Roland Ilia (sot deputet i PS) dhe Valbona Sanxhaktari;

– Ish Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.

Për të mos folur për amnistimin në vijimësi nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme dhe gjithë organet e tjera që kanë mision zbatimin e ligjit dhe ndëshkimin e shkelësve të tillë.

Kështu, vrasësit me pagesë të Shtetit Ligjor të së Drejtës, njëjtë si të mbrojturit prej tyre që janë vrasës me pagesë apo porositës të tyre, me porosi këtë herë të Irenës me 3 mbiemra, që gjykon një pjesë të klientëve të tyre, kanë filluar një sulm mediatik apo në rrjetet sociale, duke ngritur narrativa absurde, dhe mbi të gjitha, në fakte të rreme.

Ja ti marim me rradhë:

Së pari, narrativa e ngritur se nuk ka vendim të formë së prerë, bie vetëm nga fakti se vendimi ka shkuar për ekzekutim te prokurori, i cili e ka arkivuar për shkak të pamundësisë për ta ekzekutuar, dhe se te prokurori për ekzekutim shkojnë vetëm vendimet e formës së prerë.

Së dyti, lidhur me pretendimin e vrasësve me pagesë se nuk jemi përpara falsifikimit apo debimit, por refuzimit për të kaluar në shtetin grek, dua t’ju bej me dije se, sipas provave të administruara e të depozituara në organet kompetente, pasqyrohet qarte se jemi përpara veprës penale të falsifikimit të vulave dhe dokumentave zyrtarë, fakt për të cilin është kryer edhe një akt ekspertimi daktilografik gjatë hetimeve në shtetin grek..

Së treti, nëse krahasojmë të dhënat e më sipërme me atë të fotos 16, duket qartë se jemi përpara të njëjtit numër pashaporte.

Së katërti, referuar prokurës datë 31.03.2003, është qartësisht e dallueshme se Irena me 3 mbiemra, me bashkëshortin aktual (në 2003 nuk e kishte bashkëshort), autorizon një avokat për të hequr 2 ekspulset ne shtetin grek të datave:

Nr. 24 datë 24.12.2002;

Nr. 7 datë 13.02 2003.

Së pesti, vendimet penale të gjykatave të Janinës, por edhe ai I Thinks, tregon qartë dijeninë që ka patur Irena me 3 mbiemra, për këtë proces.

Së gjashti, Gjykata e Athinës, ka argumentuar se nuk është kompetente për gjykimin e ANKESËS bërë nga Irena me 3 mbiemra, duke dhënë të gjitha faktet e provat që lidhen me këtë vepër penale, si dhe duke argumentuar se gjykata kompetente është ajo e Janinës, përsa kohë që vepra penale ka ndodhur në juridiksionin e saj.

Së shtati, është evidente edhe nga vendimi i Gjykatës Administrative të Janinës, se rrëzimi i ANKIMIT, është bërë nga kjo gjykatë, për shkak të tagrave të paplota të dhëna avokatit mbrojtës në këtë proces.

Së teti, është evidente po kështu, se përveç se ankimimet janë inicuar nga Irena me 3 mbiemra (pra ka patur dijeni të plotë), nga autoritetet greke, janë bërë njoftimet edhe në Bashkinë e Delvinës.

Së nënti, sipas vendimit penal Nr. 1447/2005 të Gjykatës së Janinës, parashtrohet (paragrafi 2 faqe 2), se pashaporta me nr. 106837/98 në emër të shtetases së huaj Irena Maneku, ishte e FALSIFIKUAR, dhe kishte ndërhyrje VISA, në faqen 17 përsa i përket afatit (ishte kushti vizë 100 ditore për të përfituar dokumenta greke), dhe se kjo vepër penale, është kryer më datë 24.12.2002, ora 15.30 në Kakavijë.

Së dhjeti, ekspulsi i rradhës i vitit 2003, lidhet pikërisht me këto problematika të cituara më dipër të datë 24.12.2002, dhe jo me refuzim vize apo ndalim kalimi kufiri.

Së njëmbëdhjeti, çuditërisht, megjithëse i është dhënë ekspuls 10 vjeçar për vendet Shengen, bie në sy fakti sesi ka kaluar në vitin 2004 në shtetin italian, ku ka lindur dhe djalin, fakt për të cilin, unë i kam kërkuar hetim të thelluar si SPAK, ashtu dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Së dymbëdhjeti, ekspulsi i rradhës i vitit 2003, lidhet pikërisht me veprat penale të hetuara e të gjykuara në shtetin grek, në episodin e datës 24.12.2002.

Së trembëdhjeti, është lehtësisht e verifikueshme se kjo vepër penale ka ndodhurvnë vijimësi (pra nuk është e parashkruar), se nuk është deklaruar as në kolonat përkatëse të Formularit të Vetëdeklarimit lidhur me:

– Dënimin e formës së prerë në një shtet të huaj;

– Dëbimin nga një shtet i huaj;

– Procedimin penal në një shtet të huaj;

Si në vitin 2019 (procesi vettingut);

Si në vitin 2022 (zgjedhja kryetare);

Si gjatë vitit 2024 kur nuk ka pranuar dënimin dhe dëbimin në procesin ndaj Kryetarit të PD, Prof. Dr. Sali Berisha.

Së katërmbëdhjeti, është shansi i fundit i ILD dhe KLGJ, të tregojnë se zbatojnë Kushtetutën dhe ligjin dhe jo urdhërat politikë në mbrojtje të një kamikazeje të narko qeverisë.

Së pesëmbëdhjeti, po kështu, është edhe shansi i fundit i SPAK, që pasi të rregjistrojë emrin e kësaj krimineleje në rregjistrin e njoftimit të veprave penale (sipas kërkesës sime datë 21.01.2026), të ngrihet në lartësinë e Kushtetutës, Ligjit dhe Detyrës.

Ndryshe?

Do përgjigjen njësoj si Irena me 3 mbiemra.

Dhe unë kam dhënë prova se i shkoj betejave deri në fund.

Ndaj, mllefi që këta vrasës me pagesë, kanë ndaj Berishës, dhe lumturia që ndjejnë për të mbrojtur një kriminele vetëm se e ka dënuar (në mënyrë të pa drejtë) Atë, jo vetëm nuk i legjitimon ata në këtë nismë, por i turpëron dhe i tregon në sy të publikut ashtu siç janë.

Njësoj si porositësja e këtij atentati të rradhës, Irena me 3 mbiemra.

Jo fenomeni kriminal i Irenës me 3 mbiemra, por Shteti Ligjor i së Drejtës, duhet ta mbrojmë me çdo kusht nga vrasësit me pagesë të tij,

PS: Nga këta vrasës me pagesë edhe të hapësirave mediatike, kam dëgjuar se janë në dijeni të relacionit të dërguar KLGJ, nga Prokuroria e Përgjithshme. Na e bëni publike edhe neve, që nuk na e ka dhënë ky institucion, megjithëse jemi iniciuesit e këtij procesi, e mos u lodhni te ndryshoni statuset paburrërisht.

About Redaksia

Check Also

Për Shqipërinë

Nga Arlind BAJAJ Prej afro 10 vitesh, Shqipëria është duke u përballur me një krim …