Kryetari i PD, Sali Berisha duke folur në ‘Foltoren’ me të rinjtë e të rejat e FRPD- tha se, dita e djeshme ishte më e turpshmja në historinë e vendeve.
Sipas tij, ‘ditë më të turpshme në historinë e ligjit dhe të Kushtetutës në botë nuk ka. Kur një prokuror, në emër të ligjit, ka vendosur të thërrasë para ligjit, në hetuesi, ta pezullojë zëvendëskryeministren mbi bazën e një mijë fakteve, mbi bazën e vjedhjeve të pafundme, për t’u përgjigjur para ligjit.
Berisha: Së pari, një përshëndetje shumë të përzemërt ju, të rinjve, të rejave, bashkëmoshatarëve tuaj të Forumit Rinor, miqve, shokëve, shoqeve që keni, në shkollë, jashtë shkolle, kudo që jeni.
Takimi me të rinjtë është natyrisht takimi më cilësor, takimi më i rëndësishëm.
Edhe ky takim sot është për mua takimi më i rëndësishëm sepse takohemi bashkë vërtet në një moment jashtëzakonisht kritik për vendin.
Takohemi në një moment kur diktatura autokratike, e cila është një diktaturë që pranon pluralizmin, por e shtyp pluralizmin me të gjitha mjetet.
Por sot ne ndodhemi në qeverisjen e një personi, i cili për hir të së vërtetës, ndan me etërit e tij biologjikë psikologjinë më mjerane, psikologjinë më të keqe të njeriut.
Ndan me etërit e tij biologjikë armiqësinë e egër me kundërshtarin dhe përdorimin e çdo mjeti kundër tij, faktikisht kundër pluralizmit.
Sot, në qoftë se i ati i atij, në atë diktaturën totalitare, në të cilën Kushtetuta e ndalonte mendimin ndryshe dhe disentin, firmoste varjen në litar të kundërshtarëve politikë sepse thurnin vargje për lirinë, për Kosovën apo për të drejtat e njeriut, sot bastardi i tyre, pasardhësi i tyre me emër Edi Rama, burgos në vit elektoral kryetarët e partive politike në mënyrë që të marrë me çdo kusht mandatin.
Sot, në këtë diktaturë, njëlloj si në të parën, të gjitha pushtetet përqendrohen në një dorë.
Dhe ju e patë, ju ftoj të mos e harroni kurrë ditën e djeshme, një ditë, u garantoj unë, e pashembullt në historinë e një shteti, ditë në të cilën kreu i shtetit, kryeministri, kryetari i parlamentit përballeshin me një prokuror që bënte ligjin, që donte ligjin, që donte të zbatonte ligjin.
Nuk kisha parë skena më tronditëse.
Ditë më të turpshme në historinë e ligjit dhe të Kushtetutës në botë nuk ka.
Kur një prokuror, në emër të ligjit, ka vendosur të thërrasë para ligjit, në hetuesi, ta pezullojë zëvendëskryeministren mbi bazën e një mijë fakteve, mbi bazën e vjedhjeve të pafundme, për t’u përgjigjur para ligjit.
Por meqenëse aty ku është emri Belinda, siç e keni marrë vesh ju, është emri Edi Rama, tani çdo gjë duhet të përfundojë tek këmbët e saj, tek këpucët e saj.
Nuk kishte skenë më të pashembullt kur dilnin njëri pas tjetrit përfaqësuesi i kryeministrit, i presidentit, i parlamentit dhe çfarë thoshin?
Përballë ligjit, përballë Kushtetutës, përballë kodit, zero, përvecse moralin e hajdutit.
Por çfarë hajduti?
Hajduti që ka vjedhur miliarda.
Edi Rama. Se aty është Edi Rama.
Pse u ndala në këtë shembull?
Jo, është shumë e rëndësishme që ju ta kuptoni se pa ndarje të pushteteve, nuk ka kurrë asnjë sistem tjetër veçse diktaturë.
Gazeta RD