Berisha: Edi Rama, Niko Peleshi dhe Haram Begaj u vunë në rresht pas Lubisë për të mbrojtur vjedhjet e saj

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama, Niko Peleshi dhe Haram Begaj u vunë në rresht pas Lubisë për të mbrojtur vjedhjet e saj.

Berisha e përshkroi ditën e djeshme si një nga më të zezat në historinë e drejtësisë shqiptare, duke e cilësuar një turp për institucionet gjyqësore. Ai tha se tre drejtuesit më të lartë të vendit u paraqitën në Gjykatën Kushtetuese për të mbrojtur një seri aferash korruptive dhe për të kompletuar grushtin e shtetit.

Berisha: Dita e djeshme do të regjistrohet në muret e kohës si një nga ditët më të zeza të historisë së ligjit, Kushtetutës, drejtësisë në këtë vend.

Dje, para shqiptarëve, seriali i hajdutëve dhe kryehajdutëve, Edi Rama, Niko Peleshi, Haram Begaj, u paraqitën në pafytyrësi të plotë para prokurorëve që zbatonin ligjin në sallat e Gjykatës puçiste Kushtetuese.

U paraqitën për të kompletuar grushtin e tyre të shtetit.

Kurrë në histori të këtij vendi dhe asnjë vendi tjetër, nuk ka ndodhur që tre drejtuesit më kryesorë të rendin në Gjykatë Kushtetuese kundër vendimit të një gjykate dhe një prokurori për pezullimin e zëvendëskryeministres të kapur në flagrancë me një seri aferash korruptive, vjedhjesh monstruoze.

Nuk ka ndodhur!

Nuk ka ditë më të turpshme për atë gjykatë, për këto institucione turpi se dita e djeshme.

Edi Rama, Niko Peleshi dhe Haram Begaj u vunë në rresht pas Lubisë për të mbrojtur vjedhjet e saj, vetëm e vetëm për shkak të vjedhjeve të tyre, të cilat janë në ato proporcione sa i bën ata ta kenë të qartë se do kenë fatin e Lubisë.

Gjykata, në një vendim të turpshëm, të paimagjinueshëm, merr menjëherë në kundërshtim me ligjin, pushtetin e gjykatës së apelit dhe gjykatës së lartë në shqyrtimin e masave të sigurisë, në një kohë kur Kushtetuta, ligji thotë se ajo këtë të drejtë e ushtron pas këtyre gjykatave.

Por Irenat e Gjykatës Kushtetuese, më zi janë burrat aty se sa gratë, janë të afta të shkelin çdo kod, çdo nen të Kushtetutës, të shkruajnë Kushtetutën për urdhër politik.

Çfarë janë këta njerëz, do pyesni ju me të drejtë.

Janë këta njerëz injorantë dhe analfabetë?

Jo, absolutisht. Unë nga afër nuk i njoh, por jam i sigurt se janë njerëz të shkolluar. Mund të jenë shkolluar edhe jashtë. Por si mundet këta të sillen në këtë mënyrë?

Ka vetëm një shkak. Këta njerëz nuk kanë dinjitet njerëzor.

Se në rast se do kishin minimumin e dinjitetit, nuk do i lejonin vetes të shndërroheshin në avokatë të një kriminele, që ka vjedhur bashkë me Edi Rama, qindra, mos miliarda euro.

Pa pasur asnjë tagër ligjor, përkundrazi duke shkelur ligjin dhe Kushtetutën.

About Redaksia

Check Also

7 vjet nga tërmeti shkatërrimtar, Bashkia e Tiranës përjashton qytetarët nga e drejta e kompensimit!

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Kanë kaluar 7 vite nga tërmeti …