Berisha: I them Edi Ramës nëse je burrë qëndro në zyrë nesër, qytetarët do të të japin leksion!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në konferencën për shtyp se, i them Edi Ramës nëse je burrë qëndro në zyrë nesër, qytetarët do të të japin leksion.

I pyetur nëse protesta e nesërme do të jetë një hap drejt rrëzimit të qeverisë, pas asaj të 22 Dhjetorit që u quajt “provë gjenerale”, Berisha u shpreh se, qytetarët do t’i japin një mësim të merituar mazhorancës.

Pyetja: Protestën e 22 Dhjetorit e quajtët si provë gjenerale për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Protestën e nesërme si do ta konsideroni. Do rrëzohet qeveria apo do të ketë një protestë të 3-4-5…

Sali Berisha: Do t’i japim mësimin që meriton qeverisë, kështu do ta cilësoj unë protestën, qytetarët do ti japin leksion të fortë qeverisë. Le të rrijë në zyrë ta provojë.
Kaq i them, rri aty. Muret i ke blinduar, dyert i ke plumbosur, rri e shko futu, rri në je burrë.

About Redaksia

Check Also

7 vjet nga tërmeti shkatërrimtar, Bashkia e Tiranës përjashton qytetarët nga e drejta e kompensimit!

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Kanë kaluar 7 vite nga tërmeti …