Berisha: Nuk mund të besoj mashtrimin e Ramës! Atij iu ndalua hyrja në sallën historike të themelimit të “Bordit të Paqes”

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nuk mund të besoj mashtrimin e Ramës, atij iu ndalua hyrja në sallën historike të themelimit të “Bordit të Paqes”.

Gjatë një deklarata për media, gazetarja Marsi Korreshi e pyeti Berishën mbi deklaratën e Ramës në Kuvend, ku ky i fundit u shpreh se nuk shkoi në Davos pasi kishte për të zgjedhur mes pjesëmarrjes në forum ose pritjes së vajzës së presidentit amerikan Donald Trump në Tiranë.

Berisha e hodhi poshtë këtë pretendim, duke theksuar se një justifikim i tillë nuk mund të besohet nga askush. Sipas liderit të opozitës, presidenti amerikan ka respekt maksimal për familjen e tij, ndërsa për kryeministrin Rama theksoi se ai tashmë njihet ndërkombëtarisht për atë që përfaqëson.

Marsi Korreshi, SYRI TV: Arsyeja se pse nuk ishte në Davos, Edi Rama tha në parlament faktin se, ishte mes dy zgjedhjeve, të shkonte në Davos, apo të priste vajzën e Donald Trump në Tiranë. Dhe zgjodhi me porosi, sipas tij, të Donald Trump të takonte vajzën. Keni një koment?

Sali Berisha: Besoj se asnjëri në botë nuk mund të besojë një mashtrim të tillë. Tani, që unë të them këtë, duhet të them që presidenti Amerikan, përdor vizitën e vajzës për të shpëtuar prej tij, mos ta ketë në zyrë.

Por kjo nuk mund të ndodhë kurrë.

Presidenti ka respektin më të madh për vajzën dhe familjen e tij dhe për Edi Ramën e kupton se, është një Ramaduro i vërtetë dhe absolutisht një aferë biznesi nuk ka asnjë lidhje me aktin madhor të themelimit të ‘Bordit të Paqes’, ku Edi Rama u ndalua.

Në atë sallë historike nuk mund të ishte. E tregoi ai, e tha sinqerisht, dy-tre prej nuk mund të jenë, nuk i honeps dot dhe nga këta 2-3, njëri është Rama, tjetrin e gjejmë më vonë.

About Redaksia

Check Also

7 vjet nga tërmeti shkatërrimtar, Bashkia e Tiranës përjashton qytetarët nga e drejta e kompensimit!

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Kanë kaluar 7 vite nga tërmeti …