Rama nuk e gëzoi ftesën që i erdhi Shqipërisë, mbeti siç është, i padëshiruar në Europë dhe në botë!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në konferencën për shtyp tha se, Edi Rama nuk e gëzoi ftesën që i erdhi Shqipërisë, mbeti siç është, i padëshiruar në Europë dhe në botë!

Berisha u shpreh se reagimi dhe sjellja e Ramës në Parlament pas kësaj ftese treguan, sipas tij, izolimin ndërkombëtar të kryeministrit dhe dështimin për ta kthyer atë në një përfitim real për vendin.

Berisha: Edi Rama, i cili tundi një ftesë që i erdhi Shqipërisë, nuk e gëzoi dot. Përkundrazi.

Mos guxo, nuk do të shoh surratin, ky ishte mesazhi. Dhe vinte në parlament i shpërfytyruar.

E patë vetë ju qytetarë, shiheni prapë se si qëndronte i shpërfytyruar.

Në një kohë kur mblodhi parlamentin ku të firmoste, të thoshte se parlamenti ratifikoi. Por boja iu tha në penë.

Mbeti siç është, i padëshiruar në Europë dhe në botë.

About Redaksia

Check Also

Fox News: Rrethanat e errëta të Ballukut/ “Qeveria e mbushur me korrupsion solli protestat”

Nga Chriss Massaro, FOX NEWS Mijëra protestues antiqeveritarë u përballën dhunshëm me policinë përpara ndërtesave qeveritare …