Berisha thirrje të rinjve: Sot ju keni shansin e madh të riktheni edhe njëherë shpresën e shqiptarëve!

Kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirrje të rinjve që të rikthejnë dhe njëherë shpresën ndaj shqiptarëve.

Gjatë takimit me të rinjtë Berisha tha se, diktaturat autoritare, kohërat provuan se antidoti absolut i tyre është gjenerata juaj, gjenerata Z. Janë këto gjenerata që e përmbysën në Bangladesh regjimin. Është gjenerata Z që e përmbysi në Nepal regjimin. E përmbysi në Sri Lanka.

Berisha iu drejtua të rinjve se, sot ju keni shansin e madh të riktheni edhe njëherë shpresën, besimin, lirinë, të drejtat, të ardhmen tuaj dhe të shqiptarëve.

Berisha: Unë fola për ato që paguani, por po të marrësh strehimin tuaj në Tiranë, Tirana në strehim është një nga tre qytetet më të shtrenjta në Europë.

Ju, familjet tuaja, u shkatërron droga. Nuk e kam fjalën këtu për përdorimin, ajo është tjetër gjë, është keq, sigurisht.

Por rrit çmimet.

Shikoni ju se çfarë bëhet me kullat e drogës.

Nuk preken ato as nga baballarët tuaj, as nga ju, se vijnë tonelatat e drogës dhe eurove dhe i bllokojnë, çmimet i mbajnë në stratosferë.

Edhe një kamp, që ishte i gatshëm për ju, me projekt e me plan, me truall, me fonde e gjithçka, e bllokuan me Erion Veliajn, e shndërroi ca kohë në parking dhe pastaj ua dha të tjerëve.

Dhe tani thotë studentët të shkojnë në Durrës.

Me një fjalë, një politikë të qartë, armiqësore, ndaj jush.

Miq, siç keni ndjekur zhvillimet, për kombet me diktatura autokratike, të cilat zgjedhjet i bëjnë farsa, të cilat pushtetin e përqendrojnë në një dorë, të cilat plaçkisin nga mëngjesi gjer në darkë qytetarët e tyre, por në dallim nga të gjitha këto, Edi Rama është kryebaroni i drogës në Europë, apo padrino i klaneve të drogës.

Diktaturat autoritare, kohërat provuan se antidoti absolut i tyre është gjenerata juaj, gjenerata Z.

Janë këto gjenerata që e përmbysën në Bangladesh regjimin.

Është gjenerata Z që e përmbysi në Nepal regjimin.

E përmbysi në Sri Lanka.

Është kjo gjeneratë që po i dridh themelet autokratit të Beogradit, Aleksandër Vuçiç, sivëllaut të Edi Ramës.

Nuk ndalen. Aty ra një çati në stacionin e trenit të Novisadit, humbën jetë 13 qytetarë, por studentët e Beogradit për muaj të tërë nuk i ndahen, dhe do fitojnë.

Lufta kundër diktaturave nuk është një ndeshje futbolli, është një betejë e vështirë, e komplikuar.

Por do fitojnë.

Në këtë kuadër, në këtë kontekst, unë u bëj thirrje ju të ngriheni në lartësinë e këtij misioni.

Sot ju keni shansin e madh të riktheni edhe njëherë shpresën, besimin, lirinë, të drejtat, të ardhmen tuaj dhe të shqiptarëve.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet sepse ka vjedhur zgjedhjet dhe ka plaçkitur qytetarët!

Kryetari i PD Sali Berisha gjatë ‘Foltores’ me të rinjtë demokratë tha se, kjo qeveri …