Sekuestrohet automjeti që lëvizte me eskortën e Ramës/ I përket të shumëkërkuarit nga SPAK

Automjeti luksoz Range Rover, i regjistruar me targat GG444AA në pronësi të biznesmenit në kërkim, Ergys Agasi, është vendosur nën sekuestro nga SPAK, gati dy muaj nga zbulimi i megaskandalit të AKSHI-t, ky Agasi ishte “koka”.

Mediat në vend raportojnë se mjeti, i cili është filmuar më herët duke lëvizur në të njëjtën linjë me eskortën e kryeministrit, është dorëzuar tashmë pranë Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Hetimi përqendrohet në një grup të dyshuar kriminal që operonte në fushën e tenderëve publikë, konkretisht në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Sipas autoriteteve, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri ndodhen ende në kërkim.

Dosja hetimore përfshin edhe akuza të rënda, ku thuhet se grupi ka ushtruar presion dhe ka mbajtur peng biznesmenin Gerond Meçe, duke e detyruar të tërhiqej nga procedurat konkurruese për tenderë shtetërorë.

About Krye Redaktor

Check Also

Dokumentat provojnë se Rama është implikuar në vrasje/ Denoncimi i fortë…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama duke deklaruar se kreu …