Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këllici ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me protestën kombëtare të opozitës që u mbajt më 24 janar. I ftuar në një emision televiziv, Këlliçi tha se reagimi i qytetarëve ishte i fuqishëm dhe sipas tij ishte hera e parë që qëndruar përballë policisë.
Ndër të tjera, deputeti njoftoi gjithashtu se brenda kësaj jave do të thërritet edhe protesta e radhës që sipas tij do të jetë edhe më masive se protesta e së shtunës.
“Kemi kërkuar interpelancë me ministren e Brendshmë pse janë lënë të përdoren bombolat e gazit të skaduar dhe kush ka dhënë urdhrin për ti përdorur. Kjo ishte hera e parë që qytetarët, të rinjtë i marrin bombolat e gazit dhe jua hedhin mbrapsht policisë. Kjo është qëndresë. Kërkesa për të mos u larguar ishte nga qytetarët. Kjo është niveli i vendosmerisë së qytetarëve që nuk pranonin të largoheshin.
Brenda kësaj jave do të thërritet protesta e radhës dhe do të jetë edhe më energjike. Sapo kreu i PD-së të kthehet nga Strasburgu do të vendoset protesta e radhës. Sepse qytetarët nuk duan të ndalen më. Pjesëmarrja ka qenë e jashtëzakonshme. Ka vendosmëri shumë herë më të lartë”, tha Këlliçi
Gazeta RD