Këlliçi: Arrestimi i 19 të rinjve në protestë, skenar i mirëmenduar nga Edi Rama!

Deputetët e PD, Belind Këlliçi dhe Besart Xhaferri, në një dalje për mediat nga Dhoma Penale e Gjykatës së Tiranës pas arrestimit të protestuesve paqësorë më 24 janar, deklaruan se arrestimi i 19 të rinjve dhe mënyra e zhvillimit të operacionit policor dëshmojnë për një skenar të mirëmenduar nga kryeministri Edi Rama.

Dy deputetë thanë se, gjatë protestës janë përdorur metoda të paprecedenta, si fikja e dritave, prania e policëve pa mjete identifikimi dhe rrethimi i selisë së PD-së nga “banditë dhe fundërrina patronazhistësh”.

Belind Këlliçi: Keni parë si asnjëherë janë fikur dritat në protestë. Kanë dalë policë pa mjete identifikimi dhe ka patur banditë dhe llum të shoqërisë shqiptare, fundërrina patronazhistë që kanë rrethuar të treja hyrjet apo daljet e selisë së Partisë Demokratike, duke marrë të rinj, duke i shoqëruar me makina civile, jo makina policie, duke i shoqëruar më pas nëpër komisariate. Që këta fare mirë mund të jenë ordinerë, halabakë të këtij vendi dhe nuk mund të jenë forcat e Policisë së Shtetit. Sigurisht këto masa janë tërësisht në disproporcionalitet të plotë me protestën, me organizimin dhe me faktin që asnjë prej këtyre djemve që është sot këtu, nuk ka kryer as edhe një akt dhune. Të dalin dhe të thonë një provë të vetme, një fakt të vetëm për djemtë që janë sot të shoqëruar, janë 19 djem që janë shoqëruar dhe të arrestuar prej tre ditësh tashmë. Kjo bëhet për të stepur të rinjtë, se janë të gjithë moshë e re kryesisht, për të stepur të rinjtë për të dalë në protestë. Nuk do t’ia dalin dot. Ne do të jemi më shumë edhe në protestën e radhës. Do të ketë më shumë të rinj, do të ketë më shumë të rinj edhe të Forumit Rinor, se ju këtu jemi së bashku edhe me Besardin që si kryetar i Forumit Rinor është përplasur live atë ditë me Policinë e Shtetit sepse arrestonin pa të drejtë anëtarët e forumit. Dhe unë jam i bindur që kjo vetëm ka shërbyer për të motivuar të rinjtë dhe qytetarët për të për të dalë në protestën e radhës. Kjo që po ndodh sot është pjesë e një akti që tashmë dihet, është pjesë e maskaradës së qeverisjes, për t’i goditur qytetarët që ngrenë zërin kundër vjedhjeve, kundër korrupsionit. Ajo çka po tenton të bëjë qeveria sot është normalizimi, Edi Rama më saktë, është normalizimi i korrupsionit. Unë vetë vij nga një debat shumë i nxehtë ditën e mbrëmshme në një studio televizive të rëndësishme, ku tentohet të relativizohet gjithçka. A thua se s’ka gjë këtu, jemi mësuar tashmë të gjithë që vjedh qeveria dhe nuk ka problem, por problemi është çfarë po bën Partia Demokratike në degën nëntë në grup-seksionin tre? Pse ka një ish-deputet të Partisë Demokratike që ka një kritikë për PD-në? Pra e gjithë tentativa dhe vëmendja dhe fokusi i mediave, kryesisht të paguara nga nga paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe nga inceneratorët që nuk ekzistojnë, janë për të zhvendosur fokusin nga problemet reale dhe për të stepur këdo qytetar që do të ngrejë zërin. Kjo nuk funksionon më. Kjo histori ka marrë fund. Këta 19 djem, unë jam i bindur që shumë shpejt brenda ditës së sotme do të jenë pranë familjeve të tyre dhe së bashku të gjithë do të vijojmë të jemi pjesë e protestës së ardhshme që ju garantoj të gjithë qytetarët që na ndjekin, do të jetë me temperatura më të larta se kjo që kaluam.

Besart Xhaferri: Partia Demokratike me departamentin e saj ligjor po përgatit të gjithë kallëzimin që do dorëzohet shumë shpejt drejt instancave të ligjit, sidomos për gazin e skaduar, për dhunën jo proporcionale që u përdor nga policia, për pengmarrjet që ju bënë pikërisht këtyre djemve që sot janë ndaluar dhe shumë djemve të tjerë që atë natë arritëm t’i lironim nga komisariatet. Dhe të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë dhunë dhe për këtë raprezalje, do jenë para drejtësisë. Asaj drejtësie të re, në thonjëza, po dhe asaj drejtësie së të ardhmes që do jetë jashtë ndikimit të Ergys Agasit dhe Dona Gachos. Pra ne asnjëherë nuk do humbim vullnetin tonë për të denoncuar, për të kallëzuar dhe për të çuar prova. Pastaj patjetër që do i qëndrojë vullnetit politik të kësaj drejtësie, që të bëjë shembull më në fund ata që me të vërtetë po intimidojnë dhe po persekutojnë shqiptarët, që janë forcat e policisë. Kjo polici që nuk arreston dot më të kërkuarit që ia dinë adresën gjithë Shqipëria, gjithë Shqipëria ia di adresën ku qëndron Ergys Agasi, e dinë ku qëndron Suel Çela, e dinë ku qëndron Elvis Roshi, përveçse policëve nuk e dinë. Po ashtu edhe policët civilë që na hiqen si undercover dhe do bëjnë këto operacione kaq të mëdhaja duke kapur disa të rinj në rrugicave të Tiranës. Nuk i shohim që të shkojnë në terren dhe të bëjnë detyrën e tyre ligjzbatuese. Megjithatë ne e dimë, ne e dimë që jemi regjim. Besoj se të gjitha këto janë prova që e provojnë që regjimi ekziston. Regjimi funksionon me gjithë brutalitetin e saj, por ajo që na ngroh është që brutaliteti i regjimit sa vjen dhe rritet kur afrohet rënia e atij regjimi.

About Redaksia

Check Also

Ish-zv.ministri i Arsimit të Ramës denoncon/ 17 milionë euro shkuan në xhepat e Mogherinit

Në kryeqytet, në zonën e njohur si “Qytet Studenti”, ku ndër vite strehohet numri më …