CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Nën hetim nga SPAK/ Jep dorëheqjen kreu i doganave

Genti Gazheli, i cili mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme, raporton Publik.al.

Lëvizja vjen në një moment ku raportohet se Gazheli mund të jetë nën hetim nga SPAK. Megjithatë, deri në këto momente nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga ky institucion.

Gazheli u emërua në krye të administratës doganore në vitin 2020, duke drejtuar një nga institucionet kyçe të mbledhjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit dhe të kontrollit të kufijve për mallrat.

Gjatë mandatit të tij, Doganat kanë qenë shpesh në qendër të debatit publik për shkak të çështjeve që lidhen me kontrabandën, akcizat dhe performancën e të ardhurave.

Deri tani nuk ka një reagim zyrtar as nga vetë Gazheli dhe as nga Ministria e Financave lidhur me dorëheqjen, ndërsa pritet të mësohet nëse vendimi lidhet me zhvillime administrative të brendshme apo me çështje që mund të jenë në shqyrtim nga organet e drejtësisë.

About Krye Redaktor

Check Also

Ish-zv.ministri i Arsimit të Ramës denoncon/ 17 milionë euro shkuan në xhepat e Mogherinit

Në kryeqytet, në zonën e njohur si “Qytet Studenti”, ku ndër vite strehohet numri më …