CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Topalli: Sot kemi një shtet ku krimi nuk luftohet, por koordinohet!

Deputetja e PD, Jozefina Topalli, nga foltorja e Kuvendit tha se, ky nuk është shtet digjital, por ‘kapje përmes serverëve’. Krimi sot koordinohet nga pushteti.

Topalli përmendi gjithashtu fondet e Bashkimit Evropian për bujqësinë, të cilat nuk arrijnë kurrë tek fermerët, por “treten në korrupsion, duke lënë fshatin bosh dhe rininë në emigracion”.

Ajo theksoi se qeveria aktuale kontrollon çdo institucion, përfshirë parlamentin, drejtësinë, administratën dhe median, por nuk arrin të kontrollojë të vërtetën.

Fjala e Topallit

Përqëndrohen në një rreth të ngushtë të lidhur direkt me pushtetin. Jo për transparencë, por për kontroll, jo për qytetarin, por për klientelën. Ky nuk është shtet digjital. Ky është kapje përmes servere. Sot kemi një shtet ku krimi nuk luftohet, por koordinohet.

Një shtet që rrëmben biznesmen, jo për drejtësi, por për t’i detyruar të tërhiqen nga tendera kur nuk janë të bindur. Një shtet ku organizata kriminale fusin në dorë buxhet dhe miliona zhduken nga paratë publike për t’u shfaqur në pasuri private.

Paratë e Bashkimit Evropian për bujqësinë, që nuk shkojnë tek fermeri, por treten në korrupsion, duke lënë fshatin bosh dhe rininë në emigracion. Dhe mbi të gjitha, një pushtet që kontrollon çdo institucion: parlamentin, drejtësinë, administratën, median, kontrollon gjithçka, përveç të vërtetës.

Zgjedhjet e vjedhura, që janë rrënja e këtij galbëzimi.

Kur vota nuk është e lirë, pushteti nuk ka themel dhe pushteti pa themel mbahet vetëm me forcë. Prandaj dhuna nuk është devijim, është pasojë. Por ka një moment kur marrëveshja me gënjeshtrën pushon së funksionuari, ku njerëzit ndalojnë të konformohen dhe shoqëria vjen një moment dhe thotë mjaft. Ky moment ka ardhur.

Sepse shpresa nuk është një optimizëm naiv, shpresa është një vendim moral, të mos jetosh më në gënjeshtër.

Një qeveri që flet për satelitë dhe spitalet i lë në errësirë, ka humbur busullën.

Një pushtet që premton të ardhmen dhe vjedh të tashmen, bie nga e vërteta. Dhe Shqipëria ta thotë, ka filluar ta thotë këtë së fundmi.

About Redaksia

Check Also

Ish-zv.ministri i Arsimit të Ramës denoncon/ 17 milionë euro shkuan në xhepat e Mogherinit

Në kryeqytet, në zonën e njohur si “Qytet Studenti”, ku ndër vite strehohet numri më …