Malaj paralajmëron Ballën për protestat/ Po i hidhni benzinë zjarrit

Arben MALAJ

Profesor Servet Pellumbi një prej ikonave të PS dhe të majtës shqiptare argumentonte se: ‘ shtypja e kundërshtarëve i ngjan shtypjes së një suste. Sa më shumë e shtyp aq më fortë ajo të kthehet pas

Gjuha poshtërueese dhe provokuese ndaj protestuesve, në çdo rast, është jo e dobishme, sepse i ngjan hedhjes së benzinës në një zjarr.

Ky klasifikim i mijëra protestuesve me epitete fyese dhe përçmuese është gjëja më e ulët që mund të bëjë një politikan.

Pse Rilindja po ndjek një strategji ofenduese dhe përçmuese ndaj opozitës së vendit tonë?

Mosbindjen civile, pushtimin e podiumeve të Parlamentit. Zhurma me bilbila per te mos lejuar vazhdimin e punimve te seancave dhe tentativat për bllokimin e rrugëve nacionale i ka aplikuar me jo pak egërsi edhe vetë Rilindja.

Personalisht kam qënë dhe jam kunder tensionimit të jetës politike ntë vendit tone. sepse agresiviteti politik i rëndon më shumë popujve se sa politikanëve.

Po nëse më 21 Janar nuk do të kishte ndodhur vrasja shtetërore e katër protestuesve të pafajshëm,

si do t’i quante sot shoku Taulant protestuesit e opozitës tonë, me shkopinj nëpër duar, duke tentuar të dhunonin policët dhe të sulmonin Kryeministrinë?

Të gjitha librat e shenjtë japin një mësim të vyer: “kurrë mos i bëj tjetrit atë që nuk do të doje të ta bënte ai ty”

About Krye Redaktor

Check Also

Rruga kushtoi 450 milionë euro/ Tuneli kryesor i Rrugës së Arbrit mund të shembet, drejt mbylljes

Me plasaritje dhe çarje të shumta të bordurës anësore dhe tavanit, Tuneli i Murrizit pjesë …