Bardhi: Peleshi po mbron korrupsionin e Ramës dhe Ballukut me bllokimin e Këshillit të Imuniteteve

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, akuzoi Niko Peleshin, për shkelje flagrante të Rregullores së Kuvendit. Gjatë Konferencës së kryetarëve ai tha se kërkesat e opozitës për mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve janë refuzuar pesë herë, ndërkohë që mbledhja e parashikuar për më 28 janar u anulua dy orë para nisjes me një urdhër që përmbante të dhëna të rreme.

“Zoti Peleshi, jeni në shkelje flagrante të Rregullores. E kemi kërkuar pesë herë mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve, por e keni refuzuar. Vendosët ta mblidhnit më datë 28, por dy orë para mbledhjes, me një urdhër që përmbante të dhëna të rreme, e keni anuluar mbledhjen.

Kështu siç e keni shkruar, edhe pse jam i bindur se nuk e dini se çfarë keni shkruar, i bie që Këshilli të mblidhet pas dy muajsh. Mjafton të lexosh ligjin për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Pra, ju thoni që do ta mblidhni Këshillin pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që Gjykata ka më shumë se dy muaj kohë për t’u shprehur.

Kjo është një sjellje arbitrare dhe argumentet kanë zero bazë, qoftë në Kushtetutë apo në Rregullore. Askund nuk thuhet që Kuvendi duhet të presë të shprehet një institucion tjetër për një çështje që nuk ka lidhje me ne. Ka vetëm një shpjegim: ju keni marrë në mbrojtje korrupsionin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Skandali-Regjimi liron bandën e hajdutëve të Bashkisë/ Kelliçi: Kapitullim i drejtësisë ndaj krimit të veshur me kostum

Belind KELLIÇI Më 26 prill 2023 bëra publike për herë të parë skemën 5D të …