Berisha: Miqtë tanë në Strasburg po presin protestën e dytë, qytetarët do flasin shumë shpejt!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp tha se, miqtë tanë në Strasburg po presin protestën e dytë, qytetarët do flasin shumë shpejt.

Berisha: Natyrisht krahas mbledhjeve, në grup, krahas fjalimeve, ndërhyrjeve, diskutimeve, ne patëm dhe takime të rëndësishme me drejtues të komisioneve, me personalitete drejtues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Takime në të cilat ne gjetëm mirëkuptim të plotë.

Jehona e protestës ishte e fuqishme.

Pritej nga miqtë tanë protesta e dytë, po me aq insistim sa ç’pritet nga të gjithë opozitarët shqiptarë.

Dhe unë jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe aktin e Edi Ramës, aktin puçist, me të cilin ai bllokoi, me të cilin ai për të mbrojtur veten e tij, bllokoi parlamentin dhe nuk lejoi shqyrtimin e dosjes.

Qytetarët do flasin shumë shpejt dhe ne do informojmë për protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana dhe Shqipëria në ditët në vijim.

Opozita është në këmbë, është e vendosur të përballet dhëmb për dhëmb me këtë regjim të turpshëm.

Me këtë regjim kriminal.

Me këtë regjim kleptokratik.

Me këtë narko-regjim.

Ndaj dhe ftoj opozitën dhe opozitarët ta vazhdojmë këtë betejë gjer në fitoren tonë.

Shpresa e vetme është opozita dhe ajo nuk do zhgënjejë.

About Redaksia

Check Also

Ramës i anullohen të gjitha takimet në Asamblenë Parlamentare të KiE, deklarata…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët dha detaje nga vizita …